Të premten, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj 3 vjeçar Jameson rezultuan pozitiv me COVID-19 pasi iu shfaqën simptomat e virusit.
Dhe gjatë një video Live në Instagram, këngëtarja zbuloi se ajo dhe djali i saj janë mirë dhe pse nuk janë shëruar plotësisht.
“Vetëm kur mendon se je më mirë, diçka tjetër ndodh,”– shpjegoi Pink.
Ajo rrëfeu se gjendja e saj dhe e Jameson ishte me të vërtetë e rëndë pasi ishin shumë së sëmurë.
“I kam mbajtur shënim simptomat e djalit dhe të miat gjithashtu për tre javët e fundit. Ai ende tre javë më vonë ka temperaturë,”– u shpreh Pink.
“Kam pasur astmë, e kam pasur gjithë jetës sime. U bë vërtet e frikshme, nuk po gënjej. Fillimisht dëgjuam se fëmijët nuk prekeshin. Por Jameson ka qenë më të vërtetë shumë sëmurë dhe është e frikshme. Kishte shumë net kur kam qarë dhe nuk jam lutur më shumë kurrë më shumë në jetën time. Është qersharake por mendova se femijët do ishin në rregull. Por nuk është e garantuar. Askush nuk është i sigurt,”- shtoi Pink.
Por bashkëshorti i saj Carey Hart dhe vajza e saj Willow janë mirë.
Pink u martua me Hart në vitin 2006 dhe kanë dy fëmijë së bashku.