ëngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora teksa është bërë pjesë e një nisme ‘Një kafe si flutur’ ka nisur një fushatë për grumbullimin e parave me qëllim të ndihmës për qytetarët e Kosovës në këtë kohë pandemie.
Përmes një videomesazhi në Facebook, këngëtarja e njohur ka thënë se fondet do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e gjendjes me koronavirus në Kosovë.
”Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Ora. Kjo nuk është hera e parë kur Rita përfshihet në iniciativa të tilla bamirësie.