Izolimi nga koronavirusi është stresues për shumë njerëz dhe e rëndësishme është të kujdesemi për shëndetin mendor, janë shprehur Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.
Princi William u shpreh se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se ku mund të kërkojnë mbështetje dhe ndihmë.
Në një intervistë për BBC, ai u shpreh se punonjësit e kujdesit shëndetësor shpesh u duhet që të mbajnë brenda vetes dhimbjen dhe vetminë e pacientëve me koronavirus.
Duka zbuloi sesa i shqetësuar dhe në ankth ishte kur babai i tij, Princi i Uellsit u diagnostikua me virusin.
“Izolimi është shumë frustrues për shumë njerëz dhe presioni e stresi po shtohen,”– tha William. “Nëse do kalojmë shumë kohë të mbyllur atëherë ekziston një nevojë në rritje që njerëzit të kujdesen për shëndetin mendor dhe ta marrin seriozisht atë. Gjithashtu duhet të dinë se ku të shkojnë për të marrë mbështetjen që kanë nevojë.”
Ndërsa Dukesha u shpreh: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kujdesemi për mirëqenien tonë mendore.”