Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në zonat Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat Lindore të vendit.
Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremet Veri- Verilindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rritje të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.
Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare vijon dallgëzimi 2 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e Europës paraqitet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme.
Përjashtim bën Mesdheu dhe Europa Juglindore të cilat vijojnë në kushtet e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.