Udhëtime, modë, mjekësi, përdorimet e përditshme të Inteligjencës Artificiale

Tuesday, 22 May 2018 08:34

Kur dëgjojmë të flitet, frikësohemi. Megjithatë e përdorim çdo ditë, pak a shumë në mënyrë të vetëdijshme. Më poshtë janë disa përdorime të Inteligjencës Artificiale nëpër botë

Inteligjenca Artificiale kundër kancerit
Brenda spitalit Shenzhen No. 6 People’s Hospital në jug të Kinës, Inteligjenca Artificiale po i ndihmon mjekët. Sistemi i ri i brendshëm që përdoret në spital mbështetet tek Inteligjenca Artificiale dhe arrin të krahasojë në kohë rekord radiografitë e pacientëve, për të zbuluar praninë e ndonjë anomalie, për shkak të zhvillimit të patologjive kancerogjene.
Inteligjenca Artificiale në gjykata
Mbetemi në Kinë, ku asistentët virtualë kanë zëvendësuar stenografët në 6 mijë gjykata. Këto nuk janë aplikacione të zhvilluara nga 5 kompanitë më të mëdha të teknologjisë, por nga kompani të vogla e të mesme kineze, që po ndihmojnë në zhvillimin e automatizimit në fushën e drejtësisë. Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka nxitur përdorimin e teknologjisë në gjykatat e vendit, duke këshilluar përdorimin e Inteligjencës Artificiale në disa faza të procesit, ku nuk kërkohet gjykimi i gjyqtarit.
Inteligjenca Artificiale në avionë
Sot, avionët mund të bëjnë edhe pa pilotët për pjesën më të madhe të kohës së fluturimit. Prej kohësh, industria e transportit ajror i frikësohet potencialit të pilotit automatik. Avionët modernë përdorin procedura dhe sisteme të automatizuara, të mbështetur në kompjuterë në bord, që shfrytëzojnë koordinatat që vijnë nga GPS. Sistemet e automatizuara të bazuara tek Inteligjenca Artificiale drejtojnë thuajse tërësisht operacionet e uljes së fluturimeve. Ndër të tjera, sipas disa vlerësimeve të New York Times, pilotët në Boeing 777 e drejtojnë fizikisht avionin për jo më shumë se 7 minuta mesatarisht për çdo fluturim, ndërsa pilotët në Airbus, mesatarisht, jo më shumë se 3 minuta për fluturim.
Inteligjenca Artificiale për modën
Prej kohësh Kina ka prezantuar OPA në tregun botëror të Inteligjencës Artificiale. Vitin e kaluar, në Shtetet e Bashkuara, kompanitë kineze si Yitu Technology e Malong Technologies janë vlerësuar në kompeticione të ndryshme në fushën e teknologjisë për njohjen e fytyrës. Me synimin për të identifikuar tendencat e reja të modës tek të rinjtë, sistemet e dy shoqërive ishin në gjendje të analizonin në sajë të Inteligjencës Artificiale fotot e qindra mijë të rinjve kinezë.
Inteligjenca Artificiale kundër mashtrimeve
Shoqëria Fraud.net, platformë lider në parandalimin e aktiviteteve të mashtrimit, përdor Amazon Machine Learning për të reduktuar kompleksitetin dhe për të analizuar modelet e sjelljes të aktiviteteve të mashtrimit. Nëpërmjet funksioneve të vetëmësimit, sistemi përpiqet të krijojë një historik të teknikave më të zakonshme të ndërhyrjes në sistemet informatike, për të përgatitur strategji efikase parandaluese.
Inteligjenca Artificiale në shkollë
Platforma shkollore Echo360 ofron një shërbim për regjistrimin, transmetimin dhe ndarjen e videove interaktive, që premtojnë të përmirësojnë angazhimin përpara, gjatë dhe pas leksioneve. Echo360 ka implementuar Amazon Transcribe, shërbim për njohjen e zërit të automatizuar, që ofron transkripte me cilësi për çdo video, duke lejuar në të njëjtën kohë mundësi për kërkime më të thelluara, titra me kosto të ulët dhe shënime të përmirësuara.
Inteligjencë Artificiale për të gjetur shpirtin binjak
Gjiganti i shitjeve online, Amazon, ka zhvilluar aplikacione të ndryshme në fushën e Inteligjencës Artificiale, të lidhura me shërbimet e ofruara nga Amazon Web Services, të cilat mbështeten në cloud dhe burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë së Jeff Bezos. Tinder, përdor për shembull Amazon SageMaker, që përdoruesit të gjejnë shpirtin binjak, duke menaxhuar miliona kërkesa në minutë, miliarda swipe në ditë, në më shumë se 190 vende të botës.
Pse Inteligjenca Artificiale është e dobishme, por i frikësohemi? Mendimi i ekspertit
“Inteligjenca Artificiale duket se përhap armiqësi ndaj shkencës dhe teknologjisë së bashku me frikën e humbjes së vendeve të punës. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një film që e kemi parë. Norbert Wiener, babai i kibernetikës, në fund të viteve ‘40, shkruante: “Nëse njeriu është i dënuar të kryejë funksionet e kufizuara të milingonës, jo vetëm që do të pushojë se qenë njeri, por nuk do të jetë as një milingonë e mirë”. Ndoshta të rinjtë duhet ta marrin parasysh – shpjegon Marco Gori, profesor në Universitetin e Sienës, ku drejton laboratorin e Inteligjencës Artificiale.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 10:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...