Pasi u bë Kryeministër i vendit, pasi grabiti institucionet me radhë dhe u bë kryeprokuror, kryepolic, kryehetues, kryegjykatës etj, Rama zgjodhi të bëhej edhe kryebamirës.
Në fakt është e paprecedentë ajo që po ndodh me Kryeministrin e këtij vendi. Nuk ka ndodhur në asnjë vend normal të botës demokratike.
Si mund ky Kryeministër të tallet në këtë mënyrë me plagën më të madhe që ka ky vend? Si mundet ky Kryeministër të bëhet kaq cinik dhe nihilist me vuajtjet e popullit që ka përgjegjësinë ta qeverisë.
Me marrjen e rolit të Kryebamirësit Rama na tregoi se tashmë ai nuk ka ndërmend të ndërmarrë asnjë iniciativë konkrete për të luftuar varfërinë që ka pllakosur në vend. Ai na tregoi se në krye të punëve ne kemi një njeri minimalisht të paaftë për të na zgjidhur hallet.
Ai u dorëzua. Është totalisht i paaftë ta zhvillojë vendin si Kryeministër. Tani nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të hiqet si kryebamirës. /55news.al/