×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një falsifikim monstruoz i historisë!

Tuesday, 12 June 2018 17:17

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, sot Partia e Punës së Shqipërisë, me emër te ri Partia Socialiste e Shqipërisë feston 77 vjetorin e themelimit të saj në Tiranë nga armiqtë e egër të kombit shqiptar, si kal troje i lëvizjes serbe në Shqipëri!

Me këtë qëndrim unë kam ndërmend të respektoj plotësisht vendimin e Kongresit të fundit të PPSH, i cili me 12 qershor të vitit 1992 vendosi jo shkrirjen e PPSH por ndërrimin e emrit, pagëzimin e saj si Partia Socialiste e Shqipërisë dhe shpalli këtë të fundit trashëgimtare juridike të PPSH!

Kjo është e vërteta e pamohueshme historike, të cilën mjerisht jo të paktë janë ata që duan t’a falsifikojnë!

Duke theksuar këtë të vërtetë dhe duke dënuar falsifikimin e neveritshëm të historisë, nuk dua në asnjë mënyrë të mohoj rolin dhe kontributin e veçantë të një grupi të rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, të cilët në drejtim të forumit rinor të kësaj partie kontribuan ndjeshëm së bashku me disa drejtues të PS në reformimin e saj. Por kontribut historik në reformimin e PPSH me emër të ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili në një garë elektorale brenda partisë e shkëputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e një njeriu dhe u rizgjodh nga anëtarë pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anëtarësoi PPSH me emër të ri ne Internacionalen Socialiste, arritje këto thelbësore për PSSH dhe vendin në tërësi.

Por sot në këtë përvjetor deklaroj me bindjen me të madhe se nën udhëheqjen e Edi Ramës, PSSH është shndërruar në një fatkeqësi të vërtetë kombëtare, në parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo parti në harkun kohor 6 vjeçar ka shkatërruar vlerat dhe standardet europiane, votën e lirë dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin. Nën udhëheqjen e Edvin Kristaq Ramës, PSSH, me lidhjet e krimit dhe drogës të udhëheqjes saj, përzënien masive të rinisë shqiptare nga vendi, shndërrimin e drejtësisë shqiptare në degë të ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Ramës në Krye Krye Krye.., mbylli për herë të dytë në tre vite dyert e hapjes se negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Europian.

PSSH nën drejtimin e Edi Ramës është sot njëlloj si në ditët me të zeza të saj në kohën e diktaturës hoxhiste; një parti antshqiptare që po shet interesat, territorin, detin Greqisë dhe nën diktatin e kësaj të fundit është zotuar të fshije nga faqja e dheut fjalën Çamëri duke shkelmuar mbi martirizimin e çamëve, ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari dhe tejkaluar në tradhti kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha.

Për të gjitha këto ju bëj thirrje të gjithë socialisteve që ndjehen atdhetare dhe besojnë në vlerat dhe të ardhmen europiane si të ardhmen me të mirë për vete, fëmijët dhe vendin e tyre, të braktisin sa me shpejt këtë parti të rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut të meduzës të mafies dhe krimit të organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikës së tij!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...