×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama, 6 muaj vërdallë zyrës së vet

Tuesday, 12 June 2018 18:56

Edi Rama nuk ka qeverisur asnjë ditë që nga formimi i qeverisë në shtator të 2017-ës. E kemi parë kudo, që nga ai muaj. E nisi fshat më fshat e qytet më qytet me marrjen shënim të halleve të qytetarëve duke iu premtuar se do ti realizonte kërkesat e tyre. Sapo kishte hequr tutat (çitjanet)  e fushatës elektorale dhe u thoshte shqiptarëve se pasi mori tepsinë për vete tani ishte i lirë për të bërë surpriza për popullin. Asnjë projekt real, dhe premtime të shumta në ajër.

Por dy muaj zgjati fushata e mbajtjes shënim në defter të halleve të shqiptarëve. Skandali Tahiri ia preu në mes shown. Ministri i tij i preferuar u zbulua me fakte nga prokuroria italiane si bashkëpuntor me bandën e trafikut “Habilaj”.

Fundi i muajit nëntor dhe fillimi i dhjetorit do të shënonte edhe miratimin e  buxhetit që Rama e quajti më të madhin në histori. Investimet në letër ishin të mahnitshme. Arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infratuktura sipas asaj që shkruhej do t’ia kalonte edhe vendeve me të ardhura më ta larta se Shqipëria.

Por sot situata është po njësoj. Për asnjë shkollë të re nuk është alokuar fondi, edhe për rrugët situata vijon të jetë e njëtjta, nuk ka qytetar që të shohë sot autostrada të shtruara e të mirëmbajtura e jo më ti shohë ato të ndriçuara siç thoshte Rama pas miratimit të buxhetit.

Projektet janë ende në letër. Zyrtarisht mësohet se qeveria nuk ka lekë për të bërë realitet projektet që vetë propagandoi me të madhe. Për të fshehur këtë skandal, ka sajuar disa fushata gjezdisëse nëpër Shqipëri. Mbajmë mend ato të mbështetjes së bujqësisë me projekte që do kalonin nga një agjenci me ermin AZHBR. Fermerët investuan të ardhurat e tyre, aplikuan të kjo agjenci, por sot po i hedhin në lumë prodhimet e tyre. Nga ana tjetër thonë se asnjë nga milionat e eurove nuk kanë parë si ndihmë nga qeveria.

Një tjetër fushatë e proagandës, ishte ajo me punësimet. Edhe këtë herë zgjidhja do ishte një drejtori. Drejtoria e Punësimit. “Punë ka por s’ka profesionistë” pëlliste në ç’do takim kryeministri Rama. Por edhe show i punësimit iu ndërpre në mes nga një tjetër skandal. Vëllai i Ministrit Fatmir Xhafaj mbahej i paprekur në Vlorë edhe pse Italia e kërkonte për vendimin e dënimit të tij si trafikant droge. Për të mbuluar këtë skandal, nisi një tjetër gjezdisje. Atë të bashkëqeverisjes. Skenari është i njejtë. Asnjë punë reale, po kalon gjysma e vitit dhe end enuk është çelur fondi për investimet në infrastukturë.

Është muaji qershor dhe kryeministri Rama, 10 muaj nga nisja e mandatit të dytë si kryeministër nuk ka punuar asnjë ditë në zyrë. Aty ai ka kaluar vetëm për shkak të takimeve me zyrtarët e vendeve të huaja dhe siç e tregon edhe foto e mësipërme për të luajtor basketboll.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 11:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...