Nga Oerd Bylykbashi
Është piku i sezonit turistik dhe “hordhitë” e tatimorëve me termin e shkolluar anglosakson “task force” i janë lëshuar si lukuni bizneseve të bregdetit. Edi Rama këtë e shet si vendosje shteti. Janë mbyllur me afat një muaj dhjetëra biznese në Durrës. Sheh atë kryqin e verdhe mbi derën e lokalit e thua: e pati edhe ky!
E njëjta situatë në Sarandë e Ksamil. Këtu i quajnë “këmishe bardhët” këta tatimorë që për një kupon, u mbyllin lokalin në mes të atij sezoni që me zor e kane pritur një vit. të tjerë lokale të lidhur me pushtetarët rrinë hapur. “Po pse nuk vënë një gjobe më të rëndë nëse e përsërisim shkeljen, por të na lejojnë të punojmë sepse nuk po shesim drogë?!” – thoshte dikush.
Njerëzit ankohen se u kanë kërkuar ryshfet në këmbim të mos mbylljes. Rama do nxjerre dike që ta përgënjeshtrojë këtë, por durrsaket, sarandjotët apo kudo ku shkelin këmishe bardhët e Ramës me bllok në dorë e portofol të fryre, e dinë shumë mirë këtë që po them.
Ky është modeli i shtetit të padrejte, primitiv. një shtet i padrejte dallohet pikërisht sepse perdor një mase ekstreme e brutale për një shkelje të vogël. të pret dorën pse ke vjedhur një panine nga uria. Një shtet i drejtë përdor proporcionin për dënimet. një dënim i lehtë për shkelje të vogël, një me i rende për shkelje të përsëritur apo me të rende. Dënim maksimal për shkelje ekstreme. Kjo e bën shtetin të respektueshëm edhe nga shkelësi.
Edi Rama do të thotë: “unë nuk toleroj që të vidhen taksapaguesit duke u vjedhur taksat që duhen derdhur në arkën e shtetit”. Po hajde t’ua shpjegoje Rama viktimave të kemishebardheve pse ai po grabit truallin publik në mes të Tiranës e po ia jep një privati! për hallexhiun, ligji i shtetit do të thote mbyllje e falimentim; për miqtë e Ramës ligji do të thotë qindra miliona euro fitim me pronat e shtetit.
Pikërisht kjo është pika që bashkon sot Teatrin Kombëtar me restorantin në Durrës, Sarande, Ksamil, Dhërmi, Velipoje a gjetke. Kur Edi Rama i njeh vetes lirinë arrogante që të beje ligj për të shembur Teatrin kombëtar dhe gati 9.000 m2 truall publik t’ia kaloje mikut të tij për të ndare se bashku qindra miliona euro, atë biznesmenin e thjeshte që pret korrik-gushtin që të shtyje pjesën tjetër të vitit e shkel si milingonë.
Meqë nuk ka me gjykata se i mbylli Edi Rama, prisni se me keq do të shihni! Nuk do të keni ku të ankoheni. Pallavrat me vetting dhe reforme në drejtësi nuk pine ujë për të justifikuar shtetin e padrejte e të korruptuar të Rames.