Nga Edi Paloka
Grabitja tek TK perkohesisht eshte bllokuar. Nderkohe vazhdon grabitja me gjithë PPP-te e tjera.
Per ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt qe Rama “ e beri” brenda nje dite, nuk ka asnjë shenje. PPP Marku “Nuk di gje”, askush nuk e ka thirrur Ramen te përgjigjet per kete ceshtje!
Vellai i Agron Geronit vazhdon te jete minister i brendshem. Askush nuk jep shpjegime ende se perse ligji antimafia nuk ka vepruar ndaj Fatmir Xhafajt.
Nderkohe krimi ben kerdine cdo dite; vrasje, tritol, grabitje, dhune...
Droga vazhdon te kultivohet e te trafikohet me tonelata por Fatmir Xhafaj sipas tradites se “Rilindjes” eshte “ministri me i suksesshem”, madje ja ka kaluar dhe Tahirit . Tahiri kishte eliminuar 99% te parcelave, Xhafaj deklaroi “Zero kultivim kete vit”. Nuk kuptohet, keto parcelat qe shpall se kap vete policia dhe tonelatat qe kap Italia, nga dalin!!!
Prokurorja e krimeve te renda, qe u gradua ne kete post pas sukseseve qe pati ne prokurorine e Durrsit ( ne tre muajt qe drejtoi , u vodh posta sekrete dhe vete zyrat e prokurorise) me ne fund paska kerkuar te dije ne se ka apo jo “peshq te medhenj” nen procedim tek kjo prokurori. Te shohim a do gjenden dosjet dhe pergjimet e ministrave, deputeteve dhe kryebashkiakeve socialist qe ishin ne procedim deri diten qe prokuroret e Rames u derguan per ti zhdukur.
Vettingu vazhdon avazin cdo dite. Nuk e di sa te korruptuar ka hequr nga sistemi, po dihen te gjithe te korruptuarit qe ka mbajtur sepse i kane sherbyer dhe jane te vendosur ti sherbejne Rames.
Sistemi i drejtesise ka rene. Shejtani tani mund te bej c’te doje; te grabise me ligj special antikushtetues pronat publike dhe private. Te fale dhe detin e naften poshte tij sepse askush nuk mund ta ndale.
Qytetaret qe me te drejte ankoheshin per te korruptuarit ne sistemin e drejtesise, tani nuk kane as ku te ankohen . Shejtani ka shpallur shtetin pa sistem drejtesie.
Nderkohe papunesia , varferia , pabarazia dhe padrejtesia , thellohen.
Kryeskllavopronari i shqiptareve e njeh mire devizen: “Skllavit hiqi buken dhe shtoi drurin qe ta mbash nen sundim”. Çeshtja mbetet, a do pranojme te trajtohemi si skllever?