Nga Petrit Vasili
Tirana qyteti me identitet shume të fortë shoqëror është shndërruar në një skenë bajate provinciale të zaptuar nga pushtuesit politike të saj.
Qyteti që ka shënjuar kthesat e mëdha epokale të këtij vendi, që nga beteja e Tiranës në luftën për çlirim e deri tek vendosja e pluralizmit ku ajo priu ndryshimin dhe hapin gjigand drejt se ardhmes për të gjithë Shqipërinë ,është sot në udhëkryqin me të rrezikshëm identitar të tij.
Edhe në ditët e renda të diktaturës në Tirane mbahej gjalle disidenca, broduejsat dhe djemtë e bordurës të cilët sfidonin dogmat, klishetë,
propagandën bombarduese të pështirë dhe provincializmin e sëmurë, që ushqente apatinë dhe vegjetimin shoqëror si mbështetja më e mirë e diktaturës së asaj kohe.
Sot Tirana është shndërruar paradoksalisht në një skenë ku luhet përditë një butafori vulgare kundër kohës dhe me një aktor të vetëm që ulërin e ulërin "rrofsha unë".
Skenën e kanë pushtuar provincialet dhe jo broduejsat apo djemtë e bordurës ndonëse këta të fundit gjeneruan evropianizimin.
Provincializmi vanitoz peng i komplekseve dhe i urrejtjes shoqërore ndaj Tiranës po hakmerret me te.
Injoranca dhe bulimia politike po shqyejnë Tiranën.
Tashme tiranasit me identitet të forte shoqëror janë të detyruar të dëgjojnë për dite të njëjtin monolog të pështire "rrofsha unë rrofsha unë".
Punët e mira flasin vete nëse janë tilla dhe s’kanë nevoje për kallauz se dikush bën punën për të cilën paguhet.
Po ashtu flet vete edhe hajdutëria e Teatrit Kombëtar, për të cilën qytetaret e Tiranës nuk kane nevoje për përkthyes pasi e kuptojnë shume mire se sa e urrejnë Tiranën ata, të cilët sapo u strehuan në Tirane duan ti hane kokën asaj sepse i lodh qytetaria dhe i mbyt madhështia e saj.
Sot Tirana ka në loje identitetin e saj shoqëror, kulturor dhe intelektual të krijuar në dhjetëra vjet.
Përsa kohë do të sundojë e fitojë provincializmi i sëmurë dhe Jo broduejsat dhe djemtë e bordurës Tirana është dhe do të jetë e humbur dhe e përpirë nga bulimia e pushtetit.