Debat me nuhatësin

Premte, 03 August 2018 18:07

 

Nga Qemal SAKAJEVA/

Diku, përgjat rrugës për në Seman të Fierit, jo dhe aq larg nga bregu i detit, një burrë kishte rregulluar me ca drurë një tendë për hijezim, të cilën e kishte  mbuluar me kashtë frytje korrur në kanal. Aty brenda, ma ca dërrasa mbërthyer, krijoi një plan të pjerrët, mbi të cilat vendoste ca enë plastike për të mbajtur peshkun e zënë në det.

Mbrëmjeve vonë hidhte rrjetat dhe në mëngjes herët  i  kontrollonte. Peshkun e zënë e mbarte te tenda dhe nuk lëvizte prej aty derisa e shiste. Herë ia blinin pa u vonuar e herë çfarë i mbetej e merrte në shtëpi për ta gatuar për vete.

Blerësit thuajse nuk i njihte, sepse ajo është rrugë me qarkullim të dendur. Por një ditë iu afrua një burrë që e habiti. Askush nuk ishte sjellë si  ai ndaj mallit në shitje. Ndoshta ishte disi i  mangët nga trutë.

Pikërisht ky, kur iu afrua enëve plastike, për të mos iu bërë duart me erë peshku, i kapi me një gjethe fiku që i ndodhej në dorë. Mori një  të madhësisë mesatare, e afroi hundën te  bishti, dhe e la prapë po aty. Kapi edhe nëpër enët e tjera, të gjithë i nuhati asisoj dhe i linte po aty. Nuk pyeti as për çmim, as kur ishin zënë, por mori rrugën dhe u largua. Shitësi i peshkut e vështroi tek ikte, pa ia kuptuar veprimin.

Kaluan ditë dhe, shitësi i peshkut nuk do ta kishte kujtuar atë njeri, sikur të mos nuhaste po njëlloj. Ai prapë nuk bleu dhe burrit iu mbush mendja se ai duhet të ishte i lajthitur, duke e parë  sjelljen e përsëritur. Ende pa u larguar, u përpoq t’ia mbante mend tiparet e fytyrës dhe ndonjë karakteristikë tjetër, në veshje dhe ecje. As ai e as ky nuk shkëmbyen asnjë fjalë për cilësinë e mallit dhe çmimin.

Pas disa ditësh, ai burrë kaloi prapë aty dhe qendroi nën tendë përpara enëve me peshk. U soll po njëlloj: i kapte peshqit me një qese plastike për të mos i marrë duart erë, i nuhaste te bishti dhe prapë i linte në enë. Bëri tri-katër këqyrje,  dhe bëri të largohej. Shitësi i peshkut e mbante mend mirë, edhe sikur t’i kishte ndërruar të gjitha veshjet apo të qe qethur tullë. Ishte po ai nuhatës. Si edhe dy herët e tjera, ai mori rrugën të ikte.

Shitësi i peshkut nuk heshti më.

-Ore, është hera e tretë që e nuhat peshkun te bishti, nuk thua gjë dhe shkon tutje. Sot nuk ke për të ikur pa më thënë pse sillesh kështu me mallin tim. Ti po i bën rekalamë të keqe mallit para blerësve. Peshku që shes unë është  peshk deti dhe i freskët.

Burri nuk foli.

-Hë, pse nuk bëzan?- i tha.

-Ti shet, por ai që blen, peshkut duhet t’i marrë erë te bishti, jo te koka, se peshku qelbet nga koka me ta nxjerrë nga deti, - tha burri nuhatës.

-Ça thotë qy, reee?! Ti kujton se peshqit që shes unë janë si Shqipëria?!

-Pse, si është ajo? - iu kthye burri që as nuk bleu, as nuk jepte shpjegim, veç   nuhaste.

-Shqipërisë shko e merri erë te bishti! More vesh?!

Ai blerës nuk u duk më aty.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...