Pakot bombë dhe përgjegjësia për nxitjen e dhunës

Premte, 26 October 2018 17:33

Autoritetet amerikane po hetojnë një numër pakosh të dyshimta, që përmbajnë bomba të ndërtuara me tuba, drejtuar disa demokratëve të njohur dhe personave të tjerë kritikë ndaj administratës Trump.

Në shënjestër kanë qenë dy ish presidentë, një zëvendëspresident dhe një ish-kandidat presidencial; veç tyre edhe një aktor si dhe një rrjet mediatik.

Presidenti Donald Trump e ka dënuar dërgimin e pakove-bombë si një sulm ndaj demokracisë dhe ka akuzuar mediat për nxitje të zemërimit tek njerëzit. Por disa analistë ia hedhin fajin retorikës së zotit Trump për nxitjen e dhunës.

Presidenti Trump i ka dënuar pakot-bombë si një sulm ndaj demokracisë amerikane, por ka fajësuar gjithashtu mediat për atë që ai e quan "zemërim që shohim sot". Vetë zoti Trump është kritikuar për përdorimin e gjuhës fyese që shumë thonë se inkurajon dhunën.

"Ka një ndryshim midis çështjeve agresive, apo të vështira dhe gjuhës që përdoret për to si dhe përpjekjes për të nxitur njerëzit për dhunë,” thotë senatorja Elisabeth Warren.

Sekretarja e shtypit e zotit Trump Sarah Sanders këmbëngul se mediat tregohen të padrejta ndaj presidentit:

"Dje, gjëja e parë që bëri Presidenti ishte dënimi i dhunës. Gjëja e parë që bëri rrjeti CNN ishte të akuzonte presidentin si përgjegjës. Kjo nuk është e drejtë.”

Pakot e dyshimta të zbuluara deri tani duken të ngjashme me njëra-tjetrën dhe përmbajnë mekanizma të ngjashme të bëra me dorë. Shumë prej tyre u janë drejtuar individëve në zonën e qytetit të Nju Jorkut.

"Kjo është padyshim një përpjekje për të terrorizuar njerëzit në mënyrë politike, për të përzgjedhur njerëzit për qëllime politike dhe për t'i sulmuar ata për shkak të besimeve të tyre", thotë Bill de Blasio, kryebashkiak i Nju Jorkut.

Zoti Bill de Blasio tha se policia është duke hetuar pakot dhe duke kërkuar njeriun ose grupin që i ka bërë ato. Ekspertët thonë se krijuesit e eksplozivëve të tillë, si ato të bëra me tuba, janë relativisht të lehtë për t'u identifikuar.

"Krijuesit e bombave artizanale zakonisht lënë gjurmën e tyre në mënyrën se si e ndërtojnë atë. Ata zakonisht i përdredhin telat në të njëjtën mënyrë, përdorin të njëjtin material dhe e gjithë pajisja ka tipare identike. Po ashtu zarfat që përdorin për t'i dërguar ato," thotë eksperti Anthony Roman.

Përveç kësaj, thonë ekspertët, fajtorët lënë shenja mikroskopike të lëkurës, gjurmë pështyme apo mbetje të tjera në materialin që prekin, dhe këto ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Deri tani janë zbuluar 12 bomba të dyshimta, të gjitha në zarfa të verdhë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...