Profesori i Parisit godet rëndë Ramën, Thaçin: Këta janë armiqtë më të...

Hënë, 29 Prill 2019 15:28

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur më Samitin e Berlinit që do të mbahet sot.

Ai ka shkruar se në Berlin, shqiptarët përfaqësohen nga ajka e injorancës dhe e banditizmit në politikë. Samiti i Berlinit, shpërfaqje e çoroditjes sonë përfaqësohen nga ajka e injorancës dhe e banditizmit në politikë. 

“Thaqi dhe Rama janë në anën e strategjisë serbe për shpërfytyrimin e jashtëm të Kosovës dhe invalidimin e saj të brendshëm, derisa argatët e tyre janë aty veç për foto, për bartje të çantave dhe për komplimente të stilit "bravo shef, shumë mirë ke folë"”, shkruan ndër tjerash Kraki, përcjellë “Kosova Sot”.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht, sot në Berlin shqiptarët përfaqësohen nga ajka e injorancës dhe e banditizmit në politikë. Thaqi dhe Rama janë në anën e strategjisë serbe për shpërfytyrimin e jashtëm të Kosovës dhe invalidimin e saj të brendshëm, derisa argatët e tyre janë aty veç për foto, për bartje të çantave dhe për komplimente të stilit "bravo shef, shumë mirë ke folë".

 

Nga paria jonë e gërditshme në Berlin duhet të veçohet kryeministri i Kosovës i cili, edhe pse me një dreq e gjysë gabime n'Prishtinë, vazhdon t'i rezistojë dyshes Thaqi-Rama dhe ta pengojë me aq sa mundet pazarin e tyre me vëllain tashmë paqësor Vuçiq.

Berlini e di që pasagjerët e 'AirPacolli' nuk kanë as strategji as synim për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje në favor të popujve tanë. Berlini e Parisi e dinë mirë që Shqipëria nuk po bëhët nga politika-krim dhe bandat me kravata që orbitojnë rreth Edi Rames. Berlini e Parisi e dinë fort mirë poashtu që Thaqi ynë të vetmin hall e ka faktorizimin e tij personal dhe evitimin e qelisë.

Në këtë konfiguaracion, aleatët tanë janë në hall se si ta bindin Thaqin që Kosova është çështje e kryer dhe si ta bindin Ramen që të merret me sigurinë e Rinasit dhe të qëndrojë larg ideve megalo-erdoganiste të pushtetit me përjetësi.

Merreni me mend një sekond se si duhet të ndihen Merkel dhe Macron kur ta konstatojnë sot se Thaqi, Rama e Vuçiqi janë në një vijë ndërsa R. Haradinaj në një vijë tjetër. Merkel dhe Macron tash duhet të ballafaqohen edhe me Mogherinin dhe funksionarët tjerë të sklerozuar të Brukselit të cilët kanë 20 vite që s’e kuptojnë Kosovën.

Fati ynë është se Gjermania e Franca e dinë shumë mirë kush janë këta pazarxhinj të kapur nga bandat dhe të prekur nga virusi i « figures historike ».

Le të dihet e të thuhet se Kosova sot në Samitin e Berlinit ka më shumë armiq se miq dhe armiqtë më të fortë të saj janë shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...