Si ushtari jugosllav, pas vdekjes së Titos

Hënë, 29 Prill 2019 16:51

Nga Qemal SAKAJEVA

Branda Bashkimit Europian janë për t’u vënë në pah tri shtete mosnjohëse të Kosovës, - Greqi, Rumani dhe Sllovaki. Që të tre këto vende kanë bërë lëvizje milimetrike përpara.

E para pati qënë kjo:  më 3 mars 2013, ministri i punëve të jashtme të Rumanisë Titus Korlacean, gjatë një interviste në një televizion rumun,  pyetjes nëse Bukureshti do t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, i  dha një përgjigje të pazakontë, po të kemi parasyshë deklaratat e presidentit rumun Traian Basescu, të cilat ngjajnë  të prera sa dhe ato të presidentëve serbë. Titus Korlacean tha që,  “Në Kosovë ekziston një realitet politik i cili duhet trajtuar në mënyrë inteligjente dhe të hapur”, siç citoi agjencia Beta, dhe se do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasyshë ndryshimet dhe përparimet në Kosovë, por  do “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë, sikurse ushtari japonez në Oqeanin Paqësor, pas përfundimit të Lufës së Dytë Botërore”.  Kjo ishte një metaforë fantastike e ministrit të jashtëm rumun, për politikën e vendit të tij, e rrasur në  llogoren e mosnjohjes.

E dyta pati qënë kjo: më 5 mars 2013, një grup prej 12 deputetësh të kuvendit të Kosovës shkuan në Sllovaki, në këtë  shtet anëtar të BE-së, i shprehur ashpërsisht për mosnjohjen e Kosovës. Kjo veprimtari politiko-diplomatike qe kryer nga bashkëpunimi i ministrisë së punëve të jashtme të  Kosovës me ambasadën e Britanisë së Madhe, me ambasadën e Austrisë, dhe Këshillin Britanik, në kontekstin e projektit KSTalksEU. U dërguan mbi 150 deputetë, gazetarë dhe akademikë  në vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur  pavarësinë e Kosvës. Ky zbarkim në  Bratislavë, me mbështetjen Britanisë dhe Austrisë, qe trokitje në dyert e zyrave të larta sllovake, për të thënë se ky shtet është i  vonuar në njohjen e shteti të ri, siç  shtet i ri është edhe vet Sllovakia, i përftuar nga një ndarje e kadifejtë me Republikën Çeke, përkundër ndarjes së përgjakshme të Kosovës  nga Serbia.

E treta pati qënë kjo: më 10 mars 2013, ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj kreu një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga ministri i jashtëm Dimitris Avramopulos . Ai mori pjesë në tryezën e organizuar nga Fondacioni  grek për Politikë të Jashtme dhe Çështjet  Europiane ELIAMEP, me temë “Sfidat e Kosovës moderne: Perspektiva nga Prishtina”. Duke iu referuar vizitës së parë në Greqi dhe takimit me homologun e grek, ministri i jashtëm i Kosovës shënjoi  një dukuri nga historia e Ballkanit, duke thënë se, “shteti më i vjetër i Europës ka mirëpritur në takim bilateral shtetin më të ri në Europë, Republikën e Kosovës”. Veprimtaria e tryezës së organizuar në Athinë, u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës së Serbisë, në Greqi. Mediat greke, të shkruara dhe elektronike, përfshirë edhe web faqe  të ministrisë  së punëve të jashtme të Greqisë, e pasqyruan vizitën e ministrit të jashtëm të Kosovës dhe tryezën “Sfidat e Kosovës moderne: Perspektiva nga Prishti

Këto shtete  nuk kanë arsye bindëse të mos bëjnë njohjen. Në kohën kur pavarësia e Kosovës është njohur nga 114 vende, Greqia, Rumania dhe Sllovakia duken si të mbetura te mendimi politik i shekullit të shkuar. Nëse perifrazojmë shprehjen metaforike të ish- ministrit të jashtëm të Rumanisë Titus Korlacean, për politikën e vendit të  tij, duhet të themi që, këto tri shtete bashkë me Spanjën dhe Qipron, pesë vende anëtare të BE-së që nuk e njohin  pavarësinë  e Kosovës, janë si “ushtari jugosllav, pas vdekjes së Titos”, që nuk ka pse jep më jetën për federatën, sepse  Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë është  varrosur; emri jugosllav  është aq i harruar, sikur të mos jetë thirrur kurrë; dhe,Tito iku duke e marrë me vete perandorinë e vogël, nga e cila lindën shtete të ligjshëm, ndër to edhe vetë Serbia, e kthyer me luftë në kufijtë e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...