Manjani: Zgjedhjet nuk i menderosi Kodi, por KQZ dhe Kolegji

E Enjte, 05 September 2019 10:05

Nga Ylli Manjani –

Përtej “entuziazmit” apo “pezmit” nga raportit i ODIHR, zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.
 
Sjellja e tyre haptazi anti Kushtetutë e anti-ligj, nuk mund të bëjë me faj ligjin!!! Ligjin e shkelën e dhunuan e përbuzën e menderosën, ndaj ska faj ligji!
 
Pluralizmin dhe demokracinë nuk e shkërmoqi mungesa e reformës zgjedhore, por kursi politik qartësisht sundues e monist i ndjekur nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Shkatërrimi i opozitës politike e shuarja e çdo mendimi kritik në shoqëri janë fiksime të dukshme dhe të njohura publikisht nga deklarimet e Tij.
 
Bëri gjithçka që ta largonte opozitën nga gara dhe, fatkeqsisht e arriti. Tentoi sa mundi ta vendoste opozitën në llogoren e dhunës, por dështoi.
 
Ndaj të gjithë ata, shqiptarë e të huaj, që e shohin të keqen e për pasojë zgjidhjen magjike tek reforma zgjedhore, e kanë gabim dhe ja fusin kot!
 
Bëja si të duash ligjin Edi Ramës prap do bëjë atë që ka në mend!
Fajsimi i ligjit dhe jo i fajtorit është llokoqitje e pasinqertë, e poshtër madje!
 
Le pastaj të besojmë se reformën do e bëka parlamenti monist i mbushur dhe me copa mishi me dy sy.
 
Ky është iluzion i rrezikshëm!
 
Vendi duhet të hyjë sa më parë në zgjedhje, me këtë kod, i cili të paktën është miratuar me konsensus politik!
 
Populli Shqiptar do të dijë të vendosë, siç ka bërë mençurisht gjithmonë, se cila do jetë përbërja politike e parlamentit të ri. Kodi nuk është pengesë për votën e lirë, por pengon pushtetin të fusë duart në zgjedhje.
 
Vetëm nga parlamenti i ri, të paktën pluralist, do duhet të dalin të gjitha reformat e mëdha të shtetit.
 
Me këtë parlament, më anti-kushtetuesi i të gjitha kohërave, nuk mund të prodhohet legjislacion i besueshëm.
 
Ky ka qenë dhe mbetet mendimi im edhe pas raportit të ODIHR.
Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 10:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...