Letra e presidentit, si bazë e hetimit kombëtar për tërmetin

Diel, 15 December 2019 12:24

20 ditë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, në kohën që kanë filluar edhe arrestimet e para për përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie, një gjë duhet të kihet parasysh se një hetim serioz e i vërtetë duhet të nisë me letrën që Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shkruar kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në korrik 2019 ku i paralajmëroi se një ‘tërmet apokaliptik’ do të godasë Ballkanin.  Ndër mjet të tjerash, në atë letër presidenti Meta shkroi: “... Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?”

Për fat të keq, tragjedia. Qeveria, Rama, Xhaçka e të tjerë u tallën me letrën, në vend të masave konkrete.  Fakti tregoi se vendi ishte i papërgatitur. Emergjencat civile nuk ishin efikase. Nuk kishte as para e as infrastrukturë për të përballuar tërmetin. Zjarrfikëset e mjetet e tjera ishin pa naftë. Nuk kishte as qen për të gjetur viktimat, nuk pati asnjë rezervë për ushqime, veshmbathje. Shkurt tragjedia u bë edhe më e rëndë e me pasoja të mëdha.

Rama ndërseu gaztorët e shërbëtorët e tij mediatikë që të tallen, të vënë në lojë letrën dhe jo të merrte masa serioze. Kjo tallje i shkon për shtat qeverisë së tij rilindase. Dje dhe sot prokuroria ka lëshuar disa fletë arreste për shkaktarët e këtyre viktimave, ata që abuzuan me ndërtimet, me lejet e kontrollet. Por nuk duhet të ndalet këtu. Hetimi duhet të nisë nga Rama, nga ministria Olta Xhaçka që i ktheu një përgjigje të paturpshme Presidentit, duke gënjyer se qeveria kishte marrë masat dhe se emergjencat civile ishin në lartësinë e duhur. Shteti ishte dhe është edhe sot inegzistent. Qeveria mund të mos ketë faj për tërmetin si dukuri natyrore, por ka vaj dhe është po aq kriminale për mosmarrjen e masave, për korrupsionin galopant, për vjedhjet, keqqeverisjen. Sot po shikojmë se Rama tallet lart e poshtë e bën sikur u qan hallin por në të vërtetë ai po e shkon këtë fatkeqësi si mjet për të forcuar pushtetin e tij.

Do vijë dita kur vendi të jetë në një shtet serioz dhe një hetim serioz kombëtar ku rilindesit të mos jenë më nëpër këmbë do të shikojnë qartë se çfarë dëmi e tragjedie i kanë shkaktuar këtij populli, kjo qeveri, ky sekt që qeveris prej vitit 2013. Ajo që po ndodh është prova më e thellë e më qartë se si sillen shtetarët me çështjet madhore, se si sillet sekti i Rilindjes dhe kryegaztori me tragjedinë e popullit të tij

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...