Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Hënë, 24 February 2020 14:25

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demoktatike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezikon të kthehet nga një epidemi në pandemi

Në Kinen ende monopartiake, shteti autoritarist i Xi Jinpingut rrefuzoi për një kohë të gjatë ta njihte publikisht problemin. Zyrtarët partiakë në qytetin e parë që u prek, në Wuhan shtruan një banket me 40 mijë vetë për të dëshmuar se nuk ka vend për panik.

Heroi tashmë i vdekur, mjeku oftamolog, Li Wenliang u thirr nga policia dhe u detyrua të nënshkruante të kundërtën e asaj që besonte, megjithëse ai i kishte pohuar që më 20 dhjetor, kolegëve rrezikshmërinë e virusit vdekjeprures.

Ndërkohë policia e drejtuar nga partia komuniste, që preokupohet më shumë për imazhin e regjimit sesa për mposhtjen e epidemisë, ka ndaluar deri më tani 351 vetë, për “përhapje lajmesh të rreme” dhe ka dëbuar nga vendi tre reporterë të Wall Street Journal. Shumë qytetarë që kanë vendosur të dëshmojnë në internet për defektet e sistemit mjeksor të regjimit komunist, ose nuk gjenden më në rrjet, ose janë zhdukur. Ajo që ndodh është e qartë: rregjimeve u intereson më shumë propaganda sesa realiteti sado i rëndë që të jetë ai.

Qasja ouruelliane që komunistët kinezë patën në javët e para ndaj kronavirusit po krahasohet gjithnjë e më tepër me trajtimin që paraardhësit e tyre rusë i bënë shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobilit, natën e 26 prillit 1986. Ata e mbajtën të fshehtë për 48 orë katastrofën deri sa vala e lartë e radioaktivitetit u rregjistrua në Suedi, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash. Regjimi sovjetik i’u vërsul me një valë akuzash për shpifje mediave perendimore që filluan të informojnë për të vërtetën deri sa u detyrua ta pranojë atë me një kosto shumë më të lartë.

Po të krahasojmë këtë lloj qasjeje me atë që shohim në Europën perendimore, e konkretisht me nënyrën se si Italia po sillet me shpërthimin e epidemisë gjendja ndryshon si nata me ditën.

Qeveria e Romës veproi menjëherë me transparencë, njoftoi në kohë reale për çdo të infektuar dhe person që humbi jetn, dëshmoi vërtetësi për masat e karantinës dhe tregoi se ku gjendeshin spitalet e ngritura enkas për këtë emergjencë.

Mes këtyre dy tablove, midis sjelljes së një rregjimi diktatoral dhe një pushteti demokratik, qëndrimi që po adopton Shqipëria, tani që duket sikur rreziku po na troket, i ngjan më shumë modelit të parë.

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vërejtur se regjimi i rilindjes po i fryn më shumë borive kundër përhapësve të panikut sesa kujdesit për marrjen e masave, më shumë sekretit sesa transparencës.

Kështu, një mjeku kurajoz, si shefit të kardiokirurgjisë si Edvin Prifti, i cili vuri alarmin për mungesën në QSUT të mjeteve që bënin analizën dhe për sasinë e paisjeve të dhënies së oksigjenit, që kanë të bëjnë me kurimin, pushteti i kundërvuri menjëherë kolegët e tij, që e kundërshtonin pa fakte.

Po të shikoje të dielën një kronikë të Top Channel për masat e marra në aeroportin e Rinasit, do të dëgjoje absurditetin që zyrtarët i kishin pohuar reporterit, se vendi i karantinës mbahej sekret. Po e njëjta gjë thuhet edhe për spitalin që do presë të prekurit.

Vetë kryeministri Rama, në të vetmin status që ka bërë për këtë gjë, më shumë është marrë me kundërshtarët politikë, duke goditur mendjet e shthurura që përhapin panik te qytetarët. Edhe më grotesk bëhet qëndrimi i tij kur e krahason me opozitën që ka një paranojë krejt tjetër: faktin se mos pushteti përdor rrezikun e epidemisë, për të anulluar mitingun e Metës.

Edhe dordolecët qesharakë të prokurorisë politike, në vend të njoftonin se po hetonin ndonjë zyrtar shteti që tregohet laksist në masat e rrepta që duhen marë në porte dhe aeroport, nga frika se prishet imazhi i rilindjes, shpallin hetime, si kinezë, kundër lajmeve të rreme.

Pra, mendësia oruelliane për të mbajtur nën kontroll gjithçka, kulti i sekretit dhe vendimmarjes, për të cilën duhet të kenë monopolin vetëm pak njerëz, injorimi i mendjve të lira të profesionistëve dhe mbështetja tek zanatçinjtë servilë, mivendosja e luftës kundër panikut, ndaj nevojës për transparencë, primati i propagandës para përballjes me realitetin, janë dëshmitë më të prekshme të regjimit ku jetojmë. Njësoj siç u provua edhe pas tragjedisë së 26 nëntorit, modeli shqiptar është shumë larg atij të demokracive perendimore. Dhe nuk ka më nevojë që koronavirusi të kapërcejë Adriatikun për ta parë këtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...