Ne “malokët”

Tuesday, 12 Prill 2022 10:55

 

Alfred Lela

Nëse takon një toskë, ai të flet për fshatin e të parëve dhe rrezatimin e tij në botë. Nëse ndesh një gegë, ai të flet për Shqipërinë, mbarë e prapë, a thua se e ka krijuar vetë dhe vetëm ai mund ta shpëtojë. Nëse takon një tiranas, i cili as nuk vret mendjen, dhe as nuk e di nëse është gegë a toskë, të flet se, si jugori edhe veriori, ia kanë marrë shpirtin e tokat dhe as nuk ia dinë për nder. Madje ende nuk dinë të thonë as ‘tirons’.

 

Shqipëria ka vetëm këto grupe të mëdha. Të cilat shqetësohen me një gjë: si të klasifikojnë si pakicë grupin tjetër. Pakicat e vërteta as i njohin dhe as i luftojnë, sepse nuk paraqesin rrezik.

Ky rrezik i ka bërë gegët të quhen, sidomos në kohë krizash pushteti apo identitare ‘malokë’. Në gjysmën e parë të shekullit 20, ata zotëronin shumicën e pushtetit politik. Në gjysmën e dytë nuk zotëronin asgjë, por sërish shiheshin si të rrezikshëm, kryesisht për shkak të “lidhjeve” me qendra të anti-komunizmit në Europën perëndimore. Kundër tyre pati përpjekje sistematike dhe sistemike për t’i përulur, duke i kthyer në qytetarë të dorës së dytë.

 

Me rënien e komunizmit ata u rikthyen në qendër të gjërave, duke marrë rol parësor në rrëzimin e tij. Qyteti Studenti, një përqendrim ardhacakësh, u bë vatra e shpërthimit të revolucionit anti-komunist. Po, revolucionit iu bashkuan shumë të tjerë, punëtorë nga lagjet dhe intelektualë të Tiranës. Por, vetëm pasi Azem Hajdari me disa ‘malokë’ ua hodhën frikën e vrarë te këmbët.

Ka një rizgjim të herëpashershëm të gegofobisë. E gjen te këngëtarë të pop-kulurës, apo te njerëz të politikës. Ben Blushi, e ka pikasur saktë në librin ‘Hëna e Shqipërisë’: pop kultura e re po flet gegnisht. Shihni tekstet e këngëtarëve nga Tirana, apo më poshtë në jug, që tingëllojnë kosovarisht. Elitat në Kosovë, dikur, kërkonin që të përdorej standardi; tani janë përçuesit e pop kulturës në Tiranë që lëvrojnë gegnishten.

Thuhet se gjuhë bëhet dialekti që e fiton luftën; kjo ndodhi pas fitores së partizanëve toskë në 44-ën. Por gegët kanë fituar luftën e Kosovës në vitin 1999. Ky zgjerim gjeografik, historik dhe shpirtëror, i ka bërë ata edhe njëherë ‘të rrezikshëm’.

Sido që të shihen, ata nuk përbëjnë rrezik për shpërbërjen e kombit dhe punojnë vetëm për forcimin e tij. Rreziku rri në kokat e atyre që, kur i takon të flasin për fshatin e tyre dhe kujtimin e perandorisë osmane, jo për Shqipërinë.

Malokët, që nga Pjetër Bogdani e deri te Rita Ora, janë në pulsin shqip të kombit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...