Pas ç’do ndërtimi, të tipit kullë, në Tiranë qëndron emri i një arkitekti të huaj. Kjo është zgjedhja e modelit Rama dhe personave që ai me qejf i quan “të rritur nën hijen time” dhe që në gjuhën popullore quhen “lëpirës”. Një zgjedhje që e ndihmon ish-kryebashkiakun e Tiranës dhe sot kryeministrin e Shqipërisë të manipulojë opinion kritik të shqiptarëve dhe më së shumti shoqërisë civile.
Rama e ka kuptuar që nën petkun e një arkitekti të huaj, shqiptarët e kapërdijnë më kollaj interesin e tij pervers të betonizimit. Ai zgjedh të vendosë emrin e markave të huaja Casamonti, Boeri, Damato, e së fundmi ai i Teatrit Ingels për të qenë në trendin e shqiptarëve “Shqipëria si Europa”. Por me këtë ai fsheh edhe problemin e tij psiqik, kundër njeriut të zot, por që për fatin e keq të Ramës është shqiptar. Shqipëria ka një serë arkitektësh të zotë dhe me emër brenda dhe jashtë vendit, por që janë të dënuar të mos promovohen. Nuk je një njeri i zoti për Ramën, nëse ke lindur në Shqipëri.
Por kush janë “të zotët” e huaj, që Rama ka ndarë gjithça të “të pazotëve” shqiptarë. Për të mos u përqendruar në historitë e këtij sekti që në media përfliten edhe për akte imorale ylberiane, le të sjellim , më poshtë, disa prej tyre të afruar në projektet fitimprurëse të Ramës që kur ai erdhi nga Parisi, me thonj të paprera siç e thoshte publikisht Fatos Nano e deri sot që ai ka vulën e miratimit të Kullave gjigande.
Ndryshe nga arkitektët italianë të viteve 40’, arkitektët italianë të Edi Ramës, Casamonti, Boeri, studio belge, apo dhe të tjerë, po vizatojnë dhe projektojnë Tiranën, sipas perceptimit dhe mënyrës se si sheh Edi Rama. Që Edi Rama, sheh sipas mënyrës së vet, kjo është një gjë krejt normale dhe kjo ndodh me të gjithë banorët e globit. Por që Edi Rama, kryeministër sot dhe kryetar bashkie dje, ta kthejë qendrën e Tiranës në një kullë të madhe, siç ai e sheh dhe e do ai, ky është një problem serioz dhe mjaft shqetësues për qytetarët e Tiranës.
Casamonti, i dënuar për korrupsion
Marco Casamonti, një mik fiorentin i hershëm, nga ata miqtë e zakonshëm që zë jo rrallë, Edi Rama. Karrriera e Kasamontit në Itali është mjaftë e dyshimtë. Ai është i dënuar në vitin 2008, për një aferë korruptive. Casamonti, nuk është vetëm autori i “Forever Green Toëer” kulla në hyrje të rr “M. Shyri”, si mik i Edi Ramës, ai është edhe arkitekti i stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Duke njohur shijet e mikut Rama, Casamonti e hodhi poshtë stadiumin e projektuar nga arkitekti i njohur Italian, Gerardio Bosio, dhe ndërtoi së pari një kullë mbi stadiumin kombëtar. Kjo kullë shërbimesh, fati i të cilës është vendosur të shndërrohet në rrjetin e hoteleve “Mariot” , është ndërtuar me shpejtësi, më të madhe sesa stadiumi. Shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa”, kaloi me kritika të ashpra jo vetëm nga komuniteti i arkitektëve, por edhe nga shoqëria civile.
Henning Larsen Architects
“Eyes of Tirana” është një kullë e cila, do të ndërtohet në qendër të kryeqytetit. Ajo është projektuar nga kompania daneze Henning Larsen Architects dhe është fituesja e një konkursi arkitekture në vitin 2003, organizuar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama. Ndërtimi duhet të kishte filluar në vitin 2005 dhe të kishte mbaruar në vitin 2007, por projekti u shty me 10 vjet. Projekti parashikon 26 kate, ndërsa në të do të përfshihen edhe shërbime hotelerie, duke përfituar kështu nga ulja e taksave që qeveria Rama ka bërë së fundmi.
Stefano Boeri
Kjo është qendra e Tiranës, që ka projektuar Edi Rama. Përveç Marko Casamontit, Rama ka thirrur në ndihmë edhe arkitektin tjetër Italian, Stefano Boeri, të cilit i ka dhënë të bëjë arkitekturën e dy kullave. Duket që në shkëmbim të masterplanit të Tiranës, që ka firmosur Stefano Boeri, Edi Rama i ka dhënë si shpërblim projektet e dy kullave, Ëest Residence dhe BLLOK, të dy godina shumëkateshe të pozicionuara në zonën e ish Bllokut. Përdorimi i Boerit, shkon deri atje, sa flet për pyje orbitale, në masterplanin e ideuar prej tij, që do të thotë, thjesht mbjellje pemësh, detyrë kjo parësore dhe e zakonshme e çdo qeverisje vendore.
Garden Building
Një kullë tjetër 24 katëshe, do të mbijë, mbi Ish Muzen e Shkencave të Natyrës. Ajo quhet Garden Building. Edhe kjo kullë është projektuar nga studioja Arche Associati e Marco Casamontit, mikut të njohur të Edi Ramës. Garden Building, si dhe ndërtesa të tjera, do të kthehen në jeshile, të mbuluara nga bimësia, sipas eksperiencës së Stefano Boerit. Ndoshta, gjethet e Boerit do të jenë i vetmi pyll që do të mbulojë Tiranën. Kompania që e ndërton këtë, është Nova Konstruksion 2012.
Qendra me Kulla
51N4E është një tjetër studio projektuese, e cila është përfshirë në ndërtimin e kullave në Tiranë. Me themelues Peter Sëinnen, njëherësh këshilltar i Qeverisë Flamene dhe mik i ngushtë i ish kryebashkiakut Rama. Emri i 51N4E, ndeshet në një sërë projektesh të rëndësishme. Si ndërmjetës i studios belge, ka shërbyer miku i afërt i Edi Ramës, Anri Sala.
Kjo studio është projektuese e vilës së Edi Ramës në fshatin Surrel, rrëzë Dajtit si dhe projektuesja e kullës shumëkatëshe “TID”, e ndërtuar në rrugën Abdi Toptani. Kjo kullë u ndërtua me lejen e Ramës kur ai ishte kryebashkiak në vitin 2007 dhe nisi fillimisht si qendër biznesi. Por më pas, përmes lehtësive fiskale që ofroi Edi Rama kryeministër, kjo kullë u kthye në një hotel me 5 yje, dhe sot mban emrin “Plazza”.
Book Bulding
E njëjta kompani belge, 51N4E ka projektuar edhe disa godina shumëkatëshe, të quajtura Book Bulding dhe të pozicionuara pas Bashkisë së Tiranës, përbri sahatit. Projekti është mbajtur i fshehtë, pasi ende nuk është dhënë një miratim nga Këshillit Kombëtar i Territorit, por që duket një punë e mbaruar.
Sipas projektit që ne kemi arritur të sigurojmë, do të ndërtohen 2 kulla betony, 2-fish më të larta se kulla e Sahatit si dhe një objekt futurist mes tyre, që do të shërbejë si qendër tregtare.
Teatri Kombëtar, plagjiatura e “Fusha sh.p.k që shitet në emër të arkitektit danez
Fusha shpk do të jetë ndërtuesi i godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe përfituesi i tokës publike për të ndërtuar godina të larta tregtare në zonën midis teatrit dhe ndërtesës Eurocol dhe Infosoft. Është pikërisht Fusha shpk klienti formal që ka porositur projektin e godinës tek firma Bjarke Ingels Group (BIG) si dhe të projektimit të godinave të larta tregtare që do të ndërtohen ngjitur me godinën e teatrit. Ky fakt është zbuluar nga vetë arkitekti danez Bjarke Ingels në një intervistë për revistën spanjolle Metalocus. Në këtë intervistë si dhe në faqen në Facebook të BIG, Ingels përveç se zbulon se kush është porositësi i projektit, ka zbuluar edhe te dhënë të re— sipas tij — detyra e projektimit është fituar me anë të një konkursi ndërkombëtar. Ky pohim i arkitektit danez është i pavërtet — as qeveria dhe as bashkia nuk kanë zhvilluar asnjëherë ndonjë konkurs ndërkombëtar apo kombëtar për këtë ndërtim. Zgjedhja e BIG është zgjedhje direkte pa procedurë prokurorimi, me shumë gjasa, e Kryeministrit Rama.
Shembull i këtij pohimi është fakti se qeveria nuk ka bërë asnjëherë publike specifikimet e detyrës së projektimit. Madje, akoma me keq, kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dalje të tij të para disa javëve në Opinion, të TV Klan u përpoq ta shiste projektin si ofertë të pakërkuar nga “një kompani private”.
Lidhja e firmës daneze BIG me Kryeministrin Rama
BIG fitoi një konkurs të vitit 2002 të organizuar nga Bashkia Tiranë për ndërtimin e një muzeu ndërfetar në qendër të Tiranës dhe u pagua prej bashksië me rreth €45 mijë.
Që në atë kohë, Edi Rama krijoi lidhje me Bjarke Ingels dhe tani ka vendosur të kontraktojë atë për projektimin e godinës së teatrit dhe ndërtesave private përqark saj. Firma Fusha shpk është thjesht ndërtuesi që do të zbatojë projektin, por gjasat janë që të gjitha kërkesat dhe specifikimet për detyrën e projektimit janë bërë direkt nga Kryeministri Rama.