Nga Fahri Balliu
Është një paradoks i trishtueshëm, por në të njëjtën kohë dhe akuzë serioze për implikimin e qeverisë Rama me krimin e organizuar, qëndrimi që mbahet ndaj oficerët denoncues të rrjetit narkotrafikant Habilaj-Tahiri.
Tahiri mbrohet thellësisht nga Rama, nga Partia Socialiste dhe Qeveria.
Shkelën të gjitha ligjet si ajo për ekstradimin e financierit të Tahirit, Nezar Seiti, e bën plot marifete nga mëngjesi në darkë për ta mbrojtur Tahirin.
Tani, për oficerin Zagani, i njohur botërisht si njeri i persekutuar nga krimi i drogës, u provua se fibra dinjitoze e oficerit të policisë nuk dorëzohet para kërcënimeve dhe ofertave të miellit të bardhë.
Ky njeri i rendit ndodhet i izoluar, i mërguar, i ndëshkuar në një dramë personale, familjare dhe të gjithë, analistë dhe politikanë, heshtin përpara fatit të këtij njeriu që bëri therore jetën familjare për të triumfuar lufta kundër krimit të organizuar.
Kjo është historia me e dhimbshme, kjo është historia që e nxjerr blof Edi Ramë-Tahirin dhe të gjithë platformën kriminale të këtyre viteve qeverisjeje.
Kthimi i Zaganit në Polici, në vendin që i takon, është shprehje më e koncentruar e nevojës për një shembje më të madhe, për shembjen e narko-qeverisjes Rama.
Zagani dhe fati i tij janë akuza më e madhe për të ashtuquajturat reforma mashtruese të Ramës./55news.al/