Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë akuza ndaj një ministrit të qeverisë së Edi Ramës se ka nisur banditë për të larguar një biznesmen shqiptaro-amerikan.
Sipas Bashës, me këtë çështje është njohur dhe ambasada e SHBA, por prokuroria nuk nis hetimet.
Basha i ka dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës për lidhjet ruse. Duke folur në sallën e Kuvendit, kreu i PD-së dhe opozitës u shpreh se nuk ka asnjë lidhje të partisë së tij.
‘Në gropa ke rënë, e sa herë del këtu zhytesh më thellë. Unë s'jam mik i yti, miqtë e tu janë Shullazi, Habilaj.
Disa i ke pasur edhe këtu, Armando, Arbeni, disa të kanë ikur nga këtu.
Më gjej ti një cent apo një kontakt të PD-së direkt apo indirekt me oligarkët rusë, asnjë. Nëse prokuroria nuk do të kontrollohej nga ti, atëherë një ministër yti ka nisur banditë ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan.
Fondet kryesore të bankës ku drejton bashkëshortja jote blen banka në Shqipëri, nga fondi rus i privatizimeve prej më shumë se 500 milionë dollarësh’, tha Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend.