Gjatë protestës së zhvilluar sot nga biznesi i vogël, shumë tregtarë kanë folur për mediat duke shprehur kështu mllefin dhe indinjatën e thellë që kanë për këtë Kryeministër dhe qeveri.
“Tani do ngre qepenin, solidarizohem me Shoqatën e Biznesit të Vogël. Një orë fiks, unë tani ngre qepenin. Ky është biznesi jonë, kjo është kasa jonë, kasa e Sali Berishës edhe e Edi Ramës kjo. Ky është biznesi jonë. Falimentuam o shoqëria jonë, o popull. Se e tha ai atje, do më vinte mirë që ajo Monika ta merrte njëherë edhe atë çizmen për popullin aty. Se populli nuk është nga ai që tha ai për popullin. E tha për rrushin e vetë ai, nuk e tha për rrushin e popullit. Ta dini, thuajini, asnjë lloj vize mos t’i hiqni kësaj. Ky është populli, populli të ngre e të ul. Se ka ikur gjithë rinia more zotëri, s’ka rini”, tha një prej tregtarëve.