Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, ndodhej sot gjatë protestës së biznesit të vogël te “Tregu Elektrik” në Tiranë. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se kjo është një protestë simbolike për t’i dhënë një shenjë qeverisë se taksa e vendosur është arrogante.
“Kemi ardhur për të mbështetur këtë protestë simbolike, vetëm një orë, nuk e dëmton biznesin, por për t’iu dhënë një shenjë këtyre që vënë taksa në mënyrë arrogante. Këta me zor mbajnë veten, ndaj taksa është e tepërt, dëmton tregun e punës, biznesin e vogël në përgjithësi. Nuk është kjo rruga për të zgjidhur problemet qeveria. Është shumë e parëndësishme taksa, dhunë ndaj më të varfrit, me krijuar psikozën se kjo qeveri mund të marrë gjithçka. Ky është motivi i vetëm”, tha Shehi për “Report TV”.