300 milionë euro u vodhën në shëndetësi, qeveria nuk ka lekë për teatrin

Hënë, 18 June 2018 10:03

Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme lidhur me prishjen  e Teatrit Kombëtar.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Vasili thotë 300 milionë euro janë vjedhur me koncesionet në shëndetësi, ndërsa nuk qeveria nuk ka para për teatrin.

Reagimi i Vasilit:

300 milion euro koncesione ne shendetesi i griu vandalizmi korruptiv, per teatrin s'ka leke.

Qindra milion euro ne shendetesi i griu vandalizmi korruptiv i qeverise.Koncesione, qe shperdorojne cdo minute euro pa fund pa shenuar asnje ndryshim ne shendetesi,pervecse thellojne per dite batakun korruptiv ku ka hyre pa kthim qeveria.
Miliona pa fund per Portale,miliona pa fund per Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund per koncesione ne shendetesi.

Rreth 1 MILIARD euro me zero impakt.

Per teatrin para' nuk ka.
Po a kane turp e gjithe kjo bande genjeshtaresh qeveritare e bashkiake, qe shkojne e qajne e lajne perpara artisteve qe medemek s'kane para' per teatrin, ne nje kohe qe rreth 
1 MILIARD eurove u kane punuar qindin. /55News.al/

Login to post comments