Përgjimet gjermane në Austri, ironia e Manjanit: Lojë e opozitës

Hënë, 18 June 2018 10:16

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke bërë një reagim në rrjetet sociale mbi ccështjen e përgjimit të shërbimit gjerman të zbulimit. Manjani ironizon duke bërë një paralele me lajmet për përgjimet në Shqipëri dhe pyet nëse përgjimet do të jenë autentike apo ajo apo do të jetë një lojë e opozitës gjermane dhe asaj austriake.

“Gjermanët paskan përgjuar Austriakët, mu në Vjenë!

Të jenë autentike këto përgjime?!

Me siguri ka qenë ndonjë lojë e opozitës Gjermane me Opozitën Austriake...

Qeveritë s’kanë rol”, shkruan ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Kujtojmë se pak ditë më parë u publikua lajmi se shërbimi gjerman i zbulimit ka përgjuar për disa vjet rreth 2 mijë entitete, ndër to edhe kompani dhe ministri austriake.

Login to post comments