×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Me bajlozin e zi të krimit nuk ka integrim në BE"

E Enjte, 21 June 2018 20:38

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me deklaratat e disa vendeve europiane për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Berisha thotë se me Ramën, sipas tij bajlozi i zi i krimit, nuk mund të ketë integrim në BE.

Postimi i plotë

Holanda kategorike kundër hapjes se negociatave te BE me qeverine e Edvin Kristaq Rames !

Te dashur miq, pas dialogut, pra 10 kushteve te Gjermanisë, një jo kategorike e terminologjise ushtarake e parlamentit te Mbretërisë se Holandës per hapjen e negociatave me Shqiperine eshte nje goditje fatale qe mbyll dyert e integrimit dhe bllokon hapjen e negociatave te Bashkimit Europian me vendin tone!

Ministri i Jashtëm i Holandës, duke shpjeguar kete jo te prere te vendit te tij thotë për De Telegraaf:

‘Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar- duke shtuar se - më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje’.Ky qendrim deshmon ne menyre absolute se me Edvin Kristaq Ramen ka vetem bllokim dhe jo integrim!

Ketu me poshte keni njoftimin e mediave per kete qendrim te prere, kategorik te Mbreterise te Hollandes ndaj hapjes se negociatave. sb

"Holanda i tha ‘Jo’ Shqipërisë, flet ministri: Ja arsyet tona

Gazeta holandeze 'De Telegraaf', shkruan sot se vota e Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor do te jete kunder hapjes se bisedimeve Be-Shqiperi.

Titulli i shkrimit është i drejtpërdrejtë ‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, ndërsa në brendësi të artikullit sqarohet se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shumica në parlament e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave.

Ministri i Jashtëm i Holandës, thotë për De Telegraaf:

‘Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar- duke shtuar se - më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje’.

Partitë që janë kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane.

Vetëm dy forca politike parlamentare janë pro hapjes së negociatave, D66 dhe GroenLinks. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim ë Bashkimin Europian."

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 20:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...