×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Holanda, votë unanime: Jo negociatave me Shqipërinë, qeverisje e keqe

E Enjte, 21 June 2018 22:00

Prej orës 19:30 ka nisur diskutimi i mocionit për vendimin për Shqipërinë në parlamentin holandez. Deputetët shprehen ndër të tjera se Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet.

‘Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. Nuk ka të dhëna të sakta për krimin e organizuar. Ka probleme me të dhënat e luftës ndaj korrupsionit. Rezoluta pritet të dërgohet në parlament për votim’ shprehen deputetët holandezë.

Ndërkohë që sipas mediave, Holanda me shumë mundësi nuk do të japë dritën jeshile për Shqipërinë për hapjen e negociatave në datë 28 qershor.

“Holanda po bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruan një ndër gazetat kryesore holandeze ‘De Telegraf’, që citon prononcimet e ministrit të Jashtëm dhe disa politikanëve.

Sipas gazetës, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve i ka dërguar qeverisë mesazhin se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave. Problemi që shqetëson Holandën është krimi dhe korrupsioni.

"Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika” thotë ministri i Jashtëm Stef Blok, por sipas gazetës holandeze, qeveria ende nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për Shqipërinë.

Deputeti i CDA (Kristian Demokratëve) Van Helvert është i vetëdijshëm për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por kjo sipas tij nuk është arsye pazar. Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet.

Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim" tha ai. Në Holandë vetëm progresistët e ‘D66’ janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

‘Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne" tha deputeti Verhoeven i D66.

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 22:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...