Qeveria tradhtoi çështjen Çame

Diel, 24 June 2018 12:54

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Kllogjerit në Konispol. Në këtë vend më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri nga Greqia.

Idrizi tha se të parët nuk harrohen dhe se çështja çame zgjidhet nëse në tavolinën e bisedimeve do të jenë PDIU dhe Shoqata Çamëria.

“Sovraniteti Kombëtar, Çamëria e identiteti kombëtar nuk negociohen, por zgjidhen me reciprocitet e dinjitet. Që të zgjidhet çështja çame duhet të jenë në tryezë vetë çamët, Shoqata “Çamëria” e PDIU, se na është dashur t’ju mësonim dhe historinë e Çamërisë, ngaqë nuk e kishit haberin… e pastaj do ta gjeni dhe forcën dhe argumentin. Po si është e mundur që këta politikanë që i vërsulen njëri-tjetrit si të dehur nga hashashi e pushteti, shburrërohen e të mbesin në dorë, kur ulen me grekun… Kështu duan të na e vrasin xhixhon dhe nunë, duke ju harruar emrin! Por, pse mund të harrohen të rënët tanë që vijmë i takojmë përvit këtu në Kllogjer!”, u shpreh kreu i PDIU-së.

Kryetari i PDIU theksoi se do të ketë një program të ri që do i drejtohet institucioneve, për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

“Ja ku po ju them se tradhtinë e nënshtrimin e radhës të shtetit shqiptar ndaj fqinjit, do i përgjigjemi vetëm me një kryefjalë dhe kusht të vetëm për bashkëpunim; një program të përbashkët, ku zyrtarisht të kërkohet nga shteti shqiptar zgjidhja e kësaj çështje pranë insitucioneve të së drejtës Europiane. Ky është premtimi im, por vetëm bashkë me ju do mundim t’ia dalim”, tha Idrizi.

Ai bëri me dije se askush nuk do të bëjë të mundur harrimin e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

“Vetëm një mundësi keni që ta bëni Çamërinë të harrohet, një dhe vetëm një; të na zhdukni nga faqja e dheut të gjithë ne çamët! Pastaj të zhdukni fizikisht të gjithë patriotët e Shqipërisë, Kosovës, Diasporës! Nëse na e merrni jetën të tërëve, po keni për t’ia dalë. Por, sa kohë të jenë këto gurë varri, sa kohë të jemi ne gjallë që lutemi dhe kujtojmë shpirtrat e të parëve tanë, kurrë nuk do të na bëni ta harrojmë Çamërinë! Ja pra, ku jemi edhe sot para një marrëveshje dhe prapë kanë heshtur, kanë qepur gojën. Prandaj, shumë kush mund të thotë: Si do t’ia bëjmë? Sot, po ju them, që vetëm një përgjigje kemi: Të çohemi në këmbë!” mbylli fjalën e tij kryetari i PDIU-së.

idrizi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...