Shpenzon dy herë më pak se në 2013-ën, si gënjeu Rama në Samit

Hënë, 16 July 2018 21:51

Qeveria “Rama” ka mashtruar Shtetet e Bashkuara me të fondet për NATO-n. Rama ka deklaruar se janë rritur fondet për mbrojtjen, një detyrim ky për vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut dhe që po kërkohet me forcë nga Presidenti Trump që të përmbushet nga të gjitha vendet anëtare.
Nga pasqyrimi i shifrave që buxheti i shtetit akordon për mbrojtjen rezulton e kundërta e asaj çfarë ka pretenduar Rama. Shqipëria jo vetëm që nuk i rritur fondet për Aleancën, por i ka përgjysmuar ato krahasuar me vitin 2013.
Sot Shqipëria raportohet se shpenzon 1.10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për NATO-n, ndërsa në vitin 2013 Shqipëria shpenzonte 2.21% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për NATO, ose e thënë ndryshe gati dy herë më shumë se sa shpenzohet sot.
“Zëri i Amerikës” ka publikuar një tabelë ku shfaqet në përqindje kontributi i secilit vend anëtar të mbrojtjes në raport me PBB-në.
Siç shihet Shqipëria hyn në grupin e vendeve që nuk kanë një kontribut të lartë në aleancë.
Peshën më të madhe vijojnë ta mbajnë Shtetet e Bashkuara me 3.57 për qind kontribut në raport me PBB-në.

Gjatë Samitit të Brukselit presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga vendet anëtare të aleancën të dyfishojnë në 4 për qind shpenzimet për mbrojtjen.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se jemi të gjithë dakord se barra financiare nuk është ndarë në mënyrë të barabartë në aleancë.
“Këtë vit, 8 anëtarë janë angazhuar t’i kushtojnë të paktën 2% të GDP-së mbrojtjes. Ndërsa shumica e aleatëve kanë plane ta bëjnë këtë deri në vitin 2024”, tha Stoltenberg.
Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar publikisht uljen e fondeve të Shqipërisë për NATO-n duke e kosnideruar atë si njeriun më të diskretituar në Samitin e NATO-s
“Edvini ishte ne Samitin e NATO-s njeriu me i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetem si Noriega i Europes por dhe si njeriu qe protestoi me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO dhe uli nga 2.21% qe ishin para vitit 2013 ne ne 1.1% buxhetin per NATO-n.
Ne Samit atij i refuzuan 7 takimet e kerkuara me lideret e 3 vendeve te tjera. Per te mbuluar sadopak diskretitimin e tij te plote, lepihej dhe perpiqej te nxirrte ndonje foto nga Samiti per te mashtruar publikun me takime qe nuk ndodhen kurre!”, shprehet Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...