I ftuar në studion e emisionit “Java” në RTSH, Ish- kryeministri Sali Berisha tha se çështja e teatrit do të përfundojë me përballje e pashmangshme të kryeqytetasve me pushtetin e forcës.
Pjesë nga intervista
Berisha- Me 25 milionë euro mund të ndërtojë një teatër modern, tjetër kund. Këtë mos e prek. Është trashëgimi, bizhu, çdo ditë bëhet më e bukur. Vetëm për të dhënë shfaqjen e shekullit në atë teatër ka një prestigj kultura jote. Keni parasysh si ka qenë “kinema 17 Nëntori” e ndërtuan e bënë pallate. Te “Republika”, Rama preu shiritin se do e bënte moderne, po ku është sot? Kinema “17 Nëntori” na nderonte ne dhe turistët. Këta bëjnë luftë me trashëgiminë kulturore.
Si e parashikoni fundin e kësaj beteje?
Berisha- Është i lidhur me momentin e pashmangshëm të përballjes , e cila është rruga e vetme e zgjidhjes për të vendosur në shina demokracinë shqiptare. Teatri është një shkak në pamje të parë çështje ndërgjegjeje. Unë mendoj se Tirana dhe kryeqyteti do ti qëndroje mbrojtjes së teatrit me çdo çmim.
Përpos se një betejë për Teatrin, a mos i ka rënë një barrë më e madhe për të zhvilluar një betejë më të madhe se një godinë?
Berisha- Ka të bëjë me një sistem të tërë. Sepse një vend i cili përdor pushtetin për të bërë me urgjencë ligjin për Teatrin ai nuk meriton të ekzistojë. Një i sëmurë psikik si ai që s’ka asnjë standard mund ta bëjë.
vijon....