"Reforma Rama"/ Berisha ngre alarmin: Duhet të thërrasim ekspertë ndërkombëtarë

Premte, 20 July 2018 21:31

Sistemi i drejtësisë në vend po shkon drejt kolapsit. Dhe për këtë , ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën si shkaktar. Berisha, gjatë një interviste në RTSH akuzoi edhe dy ambasadorët Vlahutin e Donald Lu se mbështetën Ramën duke përjashtuar opozitën në konsensusin që kërkonte Reforma në Drejtësi.

Pjesë nga Intervista

Berisha- Edhe Hahn që erdhi për të mbështetur me të gjithë forcë Edi Ramën, lëshoi një fjalë që pak e kapën, tha Reforma do shkojë në dizastër nëse nuk do bëhet si duhet. Po të shikoni 13 kushtet, janë të opozitës.

Çfarë magjie ka Edi Rama që i bën këta ndërkombëtarët për vete?

Berisha- Reforma kushtetuese është super elitare. Sepse kushtetuese ashtu është. Pse ka këtë histori opozita. Sepse Rama dhe dy guvernatorët (ambasadorët) bënë gjithçka që të shuhet zëri i opozitës. Kujtoni deklaratat e Vlahutin që s’ka nevojë për opozitën. Por opozita tregoi mençur, nuk u tërhoq. Opozita dërgoi në Venecia opinionet dhe aty fituan draftet e opozitës. I kam thënë kryetarit të opozitës, ne jemi në opozitë dhe ne nuk mund ta kundërshtojmë kurrë, do ta mbështesim atë. Por kryetari i Opozitës kishte një kusht që të bëhet me konsensus. Por, Rama nuk pranoi dhe u mbështet nga dy ambasadorët.

Erdhëm te votimi me konsensus, reforma nuk është ën krizë për shkak të draftit...

Berisha- Edi Rama i votoi ligjet pa konsensusin. Vetëm një ligj pranoi opozitën, vetëm për SPAK-un.

Të vijmë te vettingu...

Berisha- Vettingu po shkatërron Kushtetutën dhe drejtësinë. Jemi me një drejtësi me dy shkallë. Jemi 4 shekull pas. Gjykata Kushtetuese është për të mos lejuar ligjet e parlamentit për që janë ndesh me Kushtetutën e vendit. Tani ka një pushtet që ka të gjithë pushtetet.

Çfarë masash mendoni ju se duhen për të zgjidhur?

Berisha- Pse u bë kjo, sepse ne nuk ishim për vettingun nga sipër-poshtë. Ne ishim për vettingun në radhë të parë për organet që do bënin vettingun. Duhet të vetonim me short, për shembull nga dy gjykatës nga secila gjykatë. Këtu duhet të vijnë një grup konstitucionalistësh evropianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...