Prej muajsh media, artistët dhe politika diskutojnë faktin nëse Teatri duhet të prishet apo jo?
Qeveria po tenton që ta kalojë projekt-ligjin me procedurë të përshpejtuar me justifikimin se Teatri është në gjendje të keqe dhe paraqet rrezikshmëri të lartë. Por arsyeja se pse Rama dhe ‘rilindasit’ e tij duan ta shembin Teatrin dhe të ndërtojnë një tjetër është ngritja e kullave dhe pastrimi parave pista të fituara nga aktivitetet kriminale ku ata janë përfshirë.
Vetë natyra nga dita në ditë po e vërteton gjithmonë e më shumë qëndrueshmërinë e këtij objekti dhe zbulimin e aferat korruptive të Ramës dhe Veliajt. Tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur muajt e fundit vendin tonë dhe që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një numër të konsiderueshëm banesash janë një provë e kësaj mbështetje.
I fundit ishte tërmeti i fuqishëm që goditi ditën e djeshme vendin tonë duke vërtetuar edhe një herë tjetër se Tetari qëndron i palëkundur dhe se pretendimet e Ramës janë të pabaza.
Tërmeti 5.1 ballësh që ra dje shfaqi forcën e tij duke shkatërruar shumë shtëpi, por Teatrin as nuk e gërvishti.
Rama dhe Veliaj duhet të ndalojnë aktivitetet e tyre kriminale dhe ta kuptojnë se Teatrin e mbron edhe natyra./55 news.al