Deputeti demokrat Klevis Balliu ka denoncuar korrupsionin miliona euro të kryebashkiakut Veliaj me kompaninë “Fusha shpk”.
I ftuar në Ora News, Balliu ka shpjeguar shkeljet flagrante të ligjit të prokurorimeve në rastin e një tenderi për pishat, I cili ka kaluar me një kontratë direkte mes Erjon Veliajt dhe pronarit të “Fusha shpk”.
Balliu tha se për këtë çështje është bërë kallëzim penal në prokurori ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Ja deklarimet e plota të deputetit Balliu
Pasi qytetarët shqiptarë paguan miliona euro për palmat e Edi Ramës, tani duhet të paguajnë miliona euro për pishat e Erjon Veliajt.
Nuk ka pasur asnjë shpallje publike të tenderit por ka pasur thjesht një kontratë direkte mes Veliajt dhe “Fusha shpk”.
Sot që po flasim pishat e Veliajt janë tharë, disa prej tyre janë prerë nga vetë nga Bashkia dhe 2.5 milionë euro të qytetarëve shqiptarë janë zhdukur e Fushës.
Kjo është një shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve, pasi si mundet të lidhesh një kontratë pa prokurim publik?
Për këtë çështje ne kemi bërë edhe një kallëzim penal për kreun e Bashkisë së Tiranës Veliaj.
I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, mos të pengojë hetimin ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Ky tender ka pasur mungesë konkurence, nuk është shpallur fare nga ana e bashkisë por vetëm një kontratë direkte me Fusha shpk.
Të gjithë e kemi parasysh që Erjon Veliaj mbledh 700 televizione kur mbjell një pemë të vetme, por në rastin konkret nuk është parë në asnjë televizion pasi ky korrupsion ka qenë I përllogaritur.
Arsyeja dihet, pronari I Fusha shpk është djali I xhaxhait të Petrit Fushës, prokurorit I cili mbylli çështjen e Ardit Gjoklaj.
Kjo është pagesa që Veliaj I bën kompanisë Fusha, prandaj këtë kompani e kemi në pastrim, ndërtim, praktikisht kjo kompani merr sot çdo tender, qoftë nga Rama, qoftë nga Veliaj. Marrë nga Ora News