Pas arrestimit të djalit të deputetit të PS, Rexhep Rraja, Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në drejtim të nënkomisarit Emiljano Nuhu.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Bylykbashi thotë se Edi Rama, kryeministër, që e quan Nuhun "horr" dhe kërcënon se do t'i vihet këmba-këmbës, ka trajnuar një çetëe kriminelësh për t'u bërë "deputetë" të krimit me dhunë, presion dhe shitblerje vote dhe për t'i infiltruar në Parlament.
Ja postimi i Bylykbashit:
I infiltruari
Emiliano Nuhu, oficeri i policise kurajoz, i trajnuar nga agjensite e specializuara amerikane per t'u infiltruar dhe shkaterruar bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jeten e tij dhe te familjes se tij.
Edi Rama, kryeminister, qe e quan Nuhun "horr" dhe kercenon se do t'i vihet kemba kembes, ka trajnuar nje cete kriminelesh per t'u bere "deputete" te krimit me dhune, presion dhe shitblerje vote dhe per t'i infiltruar ne Parlament.
Kjo eshte banda qe na qeveris sot e qe duhet shporrur!