Super skandali/ Shteti i cakton avokat Xhisielës, djalin e avokatit të përdhunuesit

Tuesday, 02 October 2018 22:39

Rasti i Xhisiela Malokut në çdo minutë që kalon bëhet edhe më i rëndë dhe skandalet nuk kanë të sosur.

Është skandaloze të mësosh se Xhisiela dhe përdhunuesi i saj Rexhep Rraja, kanë dy avokatë që janë baba e bir.

Në Gjykatën e Krujës si mbrojtës i Rexhep Rrajas, sot ka qenë Shkëlqim Frangu, avokat në këtë qytet. Ndërsa avokati që mbron të dhunuarën, Xhisiela Maloku është Elton Frangu, të cilin e ka zgjedhur shteti.

Shkëlqim dhe Elton Frangu janë babë e bir.

Login to post comments