Mbyllja e lotove sportive në muajin janar të vitit që vjen mesa duket do të zbatohet për të gjitha kompanitë e basteve por jo për kompaninë e Olsi Ramës.
Pavarësisht trumbetimit me të madhe të kryeministrit Rama se do të mbyllet çdo bast sportiv duke përfshirë edhe ato online, kjo gjë duket se nuk është e vërtetë.
Është një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe, i cili ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si ‘bast Arena’ tashmë është bërë aplikacion në telefonin e tij, krahas institucioneve ku ai duhet të paguajë taksat në Shqipëri.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Emigranti dixhital i çjerr maskën Edvin Kristaq Ramës.
Mbylli bixhozin peer ti dhënë monopolin vellaçko Olsit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha!
Une jam nji shtetas shqiptar dhe jetoj ne britanine e madhe(angli). Ndjek vazhdimsisht politiken shqiptare dhe krizen qe ka kapluar shqiptaret atje, ku shkak eshte flliqsira e sotshme qe mban emrin kryeminister. Kam ndjekur ceshtjen e mbylljes se basteve dhe parimisht jam dakord me kte nisme, edhe pse ktu ne angli por dhe ne te gjitha vendet europiane funksionon. Por sot kur po shkarkoja aplikacionin easypay per te mundur te paguaj faturat e familjes ne shqiperi pasi ata skane mundesi ekonomike(si pjese me e madhe e shqiptarve sot) , pashe qe ne kte aplikacion ed hajduti paska arritur te mundesoj llotot sportove online (e vetmja bastarena/olsarena/rilindjearena/familjaramaarena ). Ne cdo menyr ai ka planifikuar qe leket e llotove sportive ti shkojn ols arenes !