Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon një ndërtim brenda oborrit të shkollës në Laç. Berisha e quan mafia e pushtetit, ndërsa thotë se institucionet bëjnë sehir. “Mafia e pushtetit në Laç pushton oborrin e shkollës, institucionet mafioze bëjnë sehir! Është soji ynë fundja, të drejtë ka, -i thonë njeri-tjetrit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.