Rama iu shpall luftë qytetarëve

Tuesday, 26 February 2019 19:33

Ngjarjet që po zhvillohen në këto momente para kuvendit të Shqipërisë, ku policia po dhunon qytetarët dhe garda po iu hedh gaz lotsjellës është fakt që kreu i organizatës Rilindjes, Edi Rama tashmë i ka shpallë luftë qytetarëve të këtij vendit. Përmes kamikazit të tij Sandër Lleshi sot sikurse në protestën e 21 shkurti para kryeministrisë, duket qartë skenari i Ramës për të tentuar dhe mbajtur pushtetin me dhunë është i qartë përmes komandarit Lleshi.

Qytetarët po protestonin paqësisht, madje deputetët e PD si dhe liderët e opozitës u përkujdesën të mos kishte tension, por të zënë nga paniku dhe frika, Rama dhe banda e tij vendosën të përdorin dhuën hapur. Kjo është e paprecedentë ndaj dhe çoi në irritimin e protestuesve!
Mësohet se janë me dhjetëra e dhjetëra numri i qytetarëve të plagosur nga dhuna dhe helmuar nga gazi mes tyre dhe gra, e nëna shtatzënë deri tek pjesa tjetër e qytetarëve që ishin dhe në lokalet ngjitur. E sigurisht që me si po sillen, Rama dhe banda e tij, do të mbajnë absolutisht përgjegjësi dhe për këtë reagoi dhe premtoi dhe kreu i PD Basha. Rama si Ramiz Alia, nuk di gjë tjetër veçse të përdor dhunë dhe të bëjë antimitingje. Siç e ka nisur nëse nuk ikën i ka ditët e shkurtra, por është në dorën e tij të vendos mënyrën se si do ta lë karrigen kryeministrore. Urrejtja e qytetarëve është e madhe dhe nuk dihet se si ajo në akumulim e sipër do të shpërthejë. E sigurt është që Rama iu ka shpallë luftë, qytetarëve, ndaj atyre nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të reagojnë.

Login to post comments