Kandidatët nga anëtarësia, Instituti Amerikan: Vendimi i Bashës, hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë

E Enjte, 07 Mars 2019 19:02

PD zhvilloi këto dy ditë konsultime me Institutin Republikan Amerikan, i cili po ndihmon forcën më të madhe të opozitës të zbatojë shumë shpejt parimin e zgjedhjes së kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë e partisë. Vendosja për herë të parë e këtij modeli dhe standardi perëndimor është përshendetur nga drejtuesi i programit për Europën në Institutin Republikan Amerikan, Thibault Muzergues. “Gjithmonë kënaqësi takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ka ndërmarrë një përpjekje të madhe për modernizimin dhe demokratizimin e partisë së tij, sidomos, nëpërmjet organizimit të primarëve me anëtarësinë për kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. Përtëritja e strukturave të partisë, një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.”- shkruan Thibault Muzergues. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh një ditë më parë se modeli i primareve, që PD do të zbatojë për herë të parë në Shqipëri, do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të mirë, që sjell përfaqësimin e vërtetë të njerëzve të thjeshtë dhe interesave të tyre në parlament.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...