KLP në shërbim të Ermonelës, i bën burrin prokuror në shkelje të Kushtetutës

Hënë, 25 Mars 2019 22:17

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka emëruar Bledar Valikajn, bashkëshortin e deputetes socialiste Ermonela Felaj në detyrën e prokurorit në Tiranë, duke anashkaluar parashikimet kushtetuese e ligjore të miratuara në paketën e Reformës në Drejtësi.

Amendimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të vitit 2016, si edhe ligji i ri për prokurorinë, i miratuar më pas, parashikojnë që prokurorët do të emërohen vetëm ata persona që kanë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës.

Por, në rastin e Bledar Valikaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka anashkaluar këto përcaktime dhe e ka emëruar me një procedurë, të bazuar në asnjë prej akteve ligjore në fuqi.

Bledar Valikaj ka punuar prej vitesh si oficer i Policisë Gjyqësore në disa prokurori të Shqipërisë. Në vitin 2015, ai shpallet fitues i një konkursi të zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme për një post prokurori, bazuar në ligjin e vjetër.

Pasi u shpall fitues, emri i tij i dërgohet Presidentit të Republikës për dekretimin e tij si “prokuror në Kukës”. Kreu i shtetit të asaj kohe, Bujar Nishani, nuk e dekreton propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e rrëzuar në heshtje kandidaturën e Valikajt për prokuror.

Pas refuzimit në heshtje, bashkëshorti i deputetes Felaj i drejtohet gjykatës administrative. Në padinë e tij, Bledar Valikaj kërkon nga gjykata që të urdhërojë Presidentin për t’u shprehur, si edhe të pranojë me dekret propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjykata administrative e shkallës së parë e pranon kërkesën e Valikajt, por presidenti Nishani nuk vendosi për dekretimin e tij. Në bazë të kompetencave të Presidentit, kreu i shtetit nuk mund të detyrohet që të nxjerrë dekrete.

Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, kompetenca për emërimin e prokurorëve i kaloi Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në bazë të këtyre përcaktimeve, Valikaj i drejtohet Gjykatës së Apelit Administrativ, në të cilën kërkon që të ndryshohet urdhërimi i shkallës së parë.

Në këtë padi, Valikaj kërkon që, tashmë që kompetencën për emërimin e prokurorëve e ka KLP, të urdhërojë këtë të fundit të vendosë emërimin e tij si prokuror. Edhe Gjykata e Apelit Administrativ vendosi në favor të kërkesës së burrit të Ermonelës dhe vendimmarrja përfundimtare i kaloi Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Paraditen e së Hënës, KLP vendosi emërimin e Bledar Valikaj në detyrën e prokurorit në Tiranë. Nëpërmjet kësaj vendimmarrje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë tejkaloi çdo lloj parashikimi ligjor.

Së pari, Kushtetuta përcakton se prokuror mund të zgjidhen vetëm ata që kanë përfunduar me sukses Shkollën e Magjistraturës. Bledar Valikaj nuk e ka përfunduar këtë shkollë.

Së dyti, propozimi i Prokurorit të Përgjithshëm të kohës ishte që “Bledar Valikaj të emërohet prokuror në Kukës”. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka parë të arsyeshme që ai të emërohej në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes së tij, deputetes Felaj.

Pra, KLP është treguar shumë më bujare me Bledar Valikajn-jo vetëm që e ka emëruar prokuror në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe ka vendosur që ai të japë kontributin e tij në Prokurorinë e Tiranës, pasi Kukësi është larg kryeqytetit.

Ermonela Felaj është një prej deputeteve më të angazhuara në hartimin e Reformës në Drejtësi, e cila parashikonte që magjistratët e rinj të emëroheshin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Por, ky parashikim duket se nuk përfshinte bashkëshortin e saj, i cili, nga fillimi i kësaj jave, mban titullin prokuror.

Lajme të Ngjashme

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...