Denoncimi/ “Polici shtyp për vdekje një grua, ngjarja fshihet”

Hënë, 17 June 2019 13:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në profilin e tij në Facebook denoncimin e një qytetari dixhital, i cili akuzon një polic në Fier se ka shkaktuar vdekjen e një qytetareje në aksident.

Sipas denoncuesit, policia ka qenë i dehur kur ka përplasur një 49-vjeçare, ndërsa policia e Fierit e ka shpërndarë në media njoftimin, sikur gruaja ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

STATUSI I PLOTE I BERISHES

 

Narkopolici i dehur shtyp per vdekje qytetaren, njoftimi jepet se “eshte jashte rreziku per jeten”.

Lexoni denoncim e qytetarit dixhital! sb

Doktor pershendetje! Para tre ditesh nje polic perplasi nje zonje ne nje fshat te Fierit, duke e lene te vdekur ne vend. Zonja quhet Sadete Bregaj, 49 vjec. Ndersa te afermit e therristin Miftime, por di qe ne gjendjen civile njihet me emrin e pare.Polici ne ata moment ka qene nen efektin e alkoolit dhe ka tentuar te largohet menjehere nga vendngjarja, madje nuk ka njoftuar as ambulancen, duke e lene zonjen te dergjej. Ne media lajmi eshte perhapur se” Nje zonje eshte perplasur nga makina por fatmiresisht ndodhet jashte rrezikut per jeten”, do doja te kishte nje hetim mbi kete ngjarje. Faleminderit!

Login to post comments