Në krahina të ndryshme të Shqipërisë njihet fenomeni i vajtojcave me pagesë, kur një të vdekur nuk e qan familja e tij, për arsye të ndryshme, por marrin vajtojca me pagesë. Fenomeni i njohur i trishtueshëm pak nga ana njerëzore, që kur vdes nuk derdh dot lot familja dhe njerëzit e dashur. Kufoma politike e Rilindjes i ka shtuar vajtojcat me pagesë. Sa hap ekranin e televizorit të shfaqen me përdhunë përpara me teza nga më idiotet deri tek ato më antishqiptaret. Sa hap ekranin e televizorit, në cilin do kanal ta shtypësh, është e pamundur të mos ndeshësh vajtojcat me pagesë. Ka një ndryshime që kategoria e parë, ajo i idiotëve, me teza qesharake, i thotë vetes intelektual, pra ka marrë përsipër të shpërndajë këtë titull që, që në rrënjë të kësaj fjale, nuk ka lidhje me kategorinë e idiotëve, se minimilisht duhet të kesh pak intelekt. Kategoria e dytë ka nisur elaborimin e tezave antishqiptare, që nga ndarja e Kosovës, me teza të vjetra të Çubrilloviçit, të Akademisë së Shkencave të Serbisë, e cila është shtrati i genocidit ndaj shqiptarëve, deri në realizimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Në skenën politike shqiptare kanë marrë përsipër që banditët e heroinës, kokainës dhe që në biznese të tilla njihet edhe ekzkutimin me plumb pas koke, t’i bëjënë më të mirë se opozita shqiptare, legjitime, e krijuar në përpjekjet e mëdha për pluralizëm.
Shumë pak e lanë portalet, për shka të teknologijsë dhe fluksit të informacionit reagimin e mrekulleshëm të anasitit të vërtetë Andi Bejtja, një reagim plot integritet që meriton të vlerësohet edhe si akt kombëtar. Bejtja iu kthye shërbëtorit të Sërbisë në mes të emisionit “Opinion” që ky njeri duhet të shpallet “Non grata” në Shqipëri.
Vajtojca me pagesë, Baton Haxhiu, meqë na shet miell të prishur e të skaduar, duhet e të na tregojë, guxim i madh edhe për këtë, se bandidët e përgjimeve dhe të vjedhjes së votës, që janë kupola të krimit të organizuar, janë më të mirë se liderët e opozitës.
Bejtja me instiktin, jo vetëm gazetaresk, kapi thelbin që vajtojca të tilla nuk i hedhin kot teza të tilla.
E sollëm shembullin e vajtojcës Haxhiu sepse ishte një rast flagrant por vajtojca të tilla sot pati shumë. Rradhëve të tyre sot iu shtuan edhe disa tipa që gabimisht ekuacionet e politikës kanë marrë pozicione presidentësh e kryetarë grupesh parlamentare. Dhe pasi votonin monizmin, jepnin edhe leksione. Këta liliputë të përmasave politike, njerëzore e intelektuale janë shtuar, sikurse edhe radhët e vajtojcave me pagesë sepse është shumë i madh kutërbimi i kufomës së Rilindjes. /55news.al