Kavaja bojkoton masivisht zgjedhjet moniste të Edi Ramës.
Kreu i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka përshëndetur qytetarët për këtë bojkot historik që ata i kanë bërë kësaj fase.
“Faleminderit Kavaja! Faleminderit qytetare te bekuar te bashkise se madhe Kavaje, qytetare te Luzit, Golemit, Synejit dhe Helmasit qe refuzuat dhe perbuzet me trimeri farsen e sotme elektorale!
Nga monitorimet tona te filmuara ne cdo qender nga anetaret e mbeshtetesit tane, nga media lokale dhe ajo kombetare per 12 ore rresht rezulton te kene votuar 5208 vete nga 63445 votues te regjistruar ose rreth 8% e personave me te drejte vote. Faleminderit qe sfiduat presionin!
Keqardhje per ju qe votuat per te gjithe familjen, ju qe votuat mbi 4 here. Ju kemi te dokumentuar dhe te identifikuar. Keqardhje qe nuk u ngritet dot ne lartesine e shpirtit te lire e demokrat kavajas”, shkruan Sakja në reagimin e tij.
***
Ishte ëndrra sirtar e kryeministrit Edi Rama. E donte për vete edhe me zgjedhje monopartiake, por Shkodra i thotë një Jo të madhe.
Sipas rezultateve zyrtare të vetë KQZ-së, e cila ka qenë gjatë gjithë procesit në shërbim të Rilindjes, pjesëmarrja në votime për bashkinë më të madhe në veri të vendit ka qenë vetëm 8%. Pra, 92% e qytetarëve shkodranë kanë bojkotuar farsën zgjedhore të Ramës.
***
Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit në të gjithë vendin, ku nuk raportohet të ketë shtyrje në asnjë zonë, përveç se në një qendër votimi në Dibër. Në të gjithë vendin nuk raportohet të ketë pasur probleme dhe procesi ka kaluar i qetë.
Sipas të dhënave më të fundit, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Durrës e Kavajë, ku sipas të dhënave paraprake kanë marrë pjesë në votime vetëm 8% e votuesve, ndërsa përqindjen më të lartë është shënuar në Pustec, ku kanë marrë pjesë 49,8% e votuesve.
Në Tiranë, shifrat paraprake flasin për 15% pjesëmarrje, ndërsa në Shkodër 13,8%.
Qarku BERAT: Berat 17%; Kuçovë 21%; Poliçan 32,3%; Skrapar 32%; Ura Vajgurore 21%;
Qarku DIBËR: Bulqizë 17%; Dibër 18%; Klos 25%; Mat 19%
Qarku DURRËS: Durrës 8%; Krujë 20,9%; Shijak 12%
Qarku ELBASAN: Belsh 25,2%; Cërrik 15,3%; Elbasan 19,7%, Gramsh 31,2%; Librazhd 30,6%; Peqin 16%; Përrenjas 27,2%
Qarku FIER: Divjakë 28,6%; Fier 23%; Lushnjë 24%; Mallakastër 19,4%; Patos 22%; Roskovec 28%
Qarku GJIROKASTËR: Dropull 15%; Gjirokastër 22,6%; Këlcyrë 27,1%; Libohovë 19,8%; Memaliaj 23,5%; Përmet 26,3%; Tepelenë 32,5%
Qarku KORÇË: Devoll 21,2%; Kolonjë 25,3%; Korçë 23%; Maliq 29,7%; Pogradec 18%; Pustec 57,5%
Qarku KUKËS: Has 25%; Kukës 24,8%; Tropojë 20%
Qarku LEZHË: Kurbin 11,1%; Lezhë 14%; Mirditë 14,2%
Qarku SHKODËR: Fushë – Arrëz 22%; Malësi e Madhe 11,7%; Pukë 20%; Shkodër 13%; Vau i Dejës 12%
Qarku TIRANË: Kamëz 8,7%; Kavajë 8%; Rrogozhinë 15%; Tiranë 15%; Vorë 13%
Qarku VLORË: Delvinë 14,8%; Finiq 11,4%; Himarë 16%; Konispol 28,5%; Sarandë 14,6%; Selenicë 21,3%; Vlorë 16,4%