Kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas publikimit të raportit përfundimtar për votimet e 30 Qërshorit.
“Rama ka një axhendë tëresisht anti europiane dhe antikombetare, ai dhe Rilindja qellimisht përpara çeljes negociatave me BE ka shtuar zullumin korruptiv, kriminal dhe i mohoi shqiptarëve të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruna Mediu.
Ja postimi tij i plotë:
Raporti perfundimtar I ODHIR konfirmoi edhe njëherë se:
1-Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe për pasoje sot kemi një pushtet lokal të paligjshëm dhe shqiptarët duhet në çdo mënyre të votojnë sa më parë dhe të kenë pushtetin e tyre lokal.
Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtojë atë.
Në Bashki nuk ka kryetar të zgjedhur, por zgjatim të strukturave Kriminale dhe korruptive të emëruar nga Rama.
Zgjedhjet lokale janë ato të deklaruara nga Presidenti në dt 13 Tetor.
2-Rama dhe struktura e tij kriminale kanë kryer një krim elektoral duke manipuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar kushtetutën dhe dekretin e presidentit, kanë kryer dëm financiar duke zëvendësuar zgjedhjet lokale me zgjedhje politike të Rilindjes.
Kjo sjellje tipike Hitleriane ka vetëm një zgjidhje, organizimi sa më pare të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.
3-KQZ është një zgjatim kriminal i Rilindjes qe ka shkelur hapur kushtetutën dhe kodin elektoral.
Deliri kriminal i KQZ ka kaluar çdo kufi, duke i dhënë vehtes autoritetin e gjykimit të kushtetutës, përjashtimit të opozitës dhe krijimit të opozitave fiktive. Përgjegjësia e tyre është përgjegjësi përballë ligjit.
KQZ mban përgjegjësi penale për mos organizimin e zgjedhjeve të 13 Tetorit.
Kjo KQZ duhet të ndryshojë sa më parë duke e kthyer në një KQZ të balancuar si è kërkon ligji dhe kushtetuta.
4-Rama ka një axhendë terresisht anti europiane dhe antikombetare, ai dhe Rilindja qellimisht përpara çeljes negociatave me BE ka shtuar zullumin korruptiv, kriminal dhe i mohoi shqiptarëve të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Perballja dhe zgjedhjet sa më parë janë e vetmja rrugë për të ndaluar shkatërrimin e vendit.