“Raporti OSBE, panorama e Shqipërisë nën një regjim” Nishani:Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë

Saturday, 07 September 2019 11:58

Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në facebook lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie në regjim.

“THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik. Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA ! Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë ! OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.” shkruan Nishani.

Postimi i plotë:

Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi 30 Qershorin në Shqipëri nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend, përveçse ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike.
Atë të Shqipërisë nën një rregjim !
Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.
Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të rregjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.
THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.
Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA !
Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë !
OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.
Më pas mbi këtë themel ngrihet KOLONA e ngrehinës së Proçesit.

 
 

Standardi i Ligjishmërisë, përbën këtë KOLONE !
Por, asgjesimi i pluralitetit të mundësisë së zgjedhjes dhe paraqitja në shumicën dërrmuese të njësive zgjedhor të fletëve të votimit vetëm me një emër ishte jo vetëm rilindja e modelit monist por dhe nisja e rrëzimit të kësaj kolone që u eksplodua tërësisht nga vendimin banditesk i moslejimit të pjesmarrjes së komisionerëve të opozitës në komisionet zgjedhore për të kontrolluar proçesin.
Raporti i OSBE konfirmoi këtë akt prej talibanësh, i cili rrëzoi edhe KOLONEN e ngrehinës.
Mbi Kolonën e ngrehinës qëndrojnë TRARET, si ndërlidhës dhe lehtësues të saj me vetë çatinë.
Në një ngrehinë politike, ato janë mekanizmi për zbatimin e ligjit dhe rregullave të barabarta për të gjithë në proçes.
KQZ përfaqëson këtë mekanizëm, i cili u kthye në brerësin e helmatisur nga ideologjia partiake, ndaj gjithshkaje kishte mbi supe, duke e lënë kështu ngrehinën fasadë, të ngrihej mbi trarë të kalbur !
Këtë na e thotë qartë Raporti i OSBE.
Mbrojtja e Ligjit nga abuzimi dhe Korrektimi i Shkeljeve, përbën në rastin e një proçesi elektoral, ÇATINE që i vihet mbi krye gjithë ngrehinës.
Këto duhet të ishin pikërisht roli dhe detyra e Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor e mohoi ekzistencën e mekanizmit gjyqësor mbështetur mbi ligj, përmes akteve në kundërshtim të hapur edhe me vetë praktikën gjyqësore të interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në rastin e paraqitur në 2017, e cila ngarkon vetëm Gjykatën Administrative, për shqyrtimin e lëndës ku Kolegji “përleu” vehten burracakërisht, siç ja thotë Raporti i OSBE.
Raporti ka lënë pa treguar veç aktin e fundit, në fakt atë që nuk ka ndodhur ende.
Dënimin e rregjimit, që është e drejta ekskluzive e shqiptarëve, në vijim !
Por që ky verdikt i shqiptarëve të jetë sa më i drejtë e i plotë, nuk do të mjaftonte vetëm grafiti me karbonin e Raportit të OSBE.
Ky identikit do të duhej të bëhej me tërë kolorin që ka.
Krimin e organizuar si partner bashkëjetues, hajdutërinë përmes dhunimit të më të pamundurve, injorancën proverbiale ku profili i qytetarisë dhe mënçurisë u zëvendësua si “fashion” nga “të fortët e barit”, etj., etj.
Për të dizenjuar këtë identikit me tërë koloritin e vetë, do të duhej një kanavacë sa i gjithë sheshi Skënderbej (ashtu siç është i deformuar sot), ku do të rezultonte të shfaqej një monstër e përçudnuar, ku bojrat e kolori kacafyten me njëri-tjetrin, mu ashtu siç e ka kontraktuar një shoqëri të tërë ky rregjim që tashmë na e tregoi edhe Raporti i OSBE !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...