Reforma Zgjedhore/ Akuza e fortë e Berishës: Ja pse Rama kundërshton ardhjen e ODIHR

E Enjte, 03 October 2019 20:53

Gjatë intervistës në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si pengesa kryesore për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas tij, është kryeministri ai që kundërshton përfshirjen e ODIHR në reformën elektorale.

"Ndërkombëtarët nuk kanë refuzuar. Bochardt është jashtëzakonnisht i njëanësuar me Ramën, por unë nuk besoj se mund të refuzojë angazhimin e ODIHR në reformë. ODIHR nuk pranon të vijë në reformë nëse njëra palë kundërshton. Edi Rama e kundërshton ardhjen e  ODIHR se dëshiron me çdo kusht të bllokojë negociatat. Nuk pyet për asgjë tjetër përveç karriges së pushtetit ekzekutiv dhe parave të tij. Nëse do të ishte serioz ky, Gjykatat Kushtetuese do të ishte ngritur me kohë, Gjykata e Lartë, SPAK, BKH", është shprehur Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, reforma zgjedhore do të duhej të ishte lëshimi i parë që do të duhej të bënte Kryeministri ndaj opozitës në favor të integrimit të vendit dhe zgjidhjes së krizës.

"Është kusht nga më kryesorët reforma elektorale. Nuk ka kryeministër që do hapjen e negociatave që nuk i thotë opozitës shkruaje vetë dhe hajde ta votoj, mjafton të ruash standardet. Ky i thotë opozitës karroca e trenit, lësho rrugën. Lëshimi i parë në këtë krizë që duhet të bënte kryeministri ishte kjo që ai nuk e bën. Po çfarë humbet ti me reformën elektorale?", deklaroi ish-kryeministri.

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...