"Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare"/ Berisha: Kush arreston 22 mijë shqiptarë në vit, 22 mijë herë kriminel

E Enjte, 03 October 2019 21:11

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se largimi i kryeministrit Rama është emergjencë kombëtare.

Gjatë intervistës për Ora News, ai akuzoi kryeministrin për spastrim kombëtar, duke deklaruar se vetëm në katër vite të qeverisjes së tij janë larguar 420 mijë shqiptarë nga vendi.

" Ky zbaton me  fanatizëm politikat e spastrimit kombëtar. Dhe  Vaso Cubrilovic do ta dekoronte këtë njeri.Janë larguar 420 mijë shqiptarë në katër vite në një kohë kur Shqipëria sot nuk është Shqipëria e vitit 1991 me 204 dollarë për frymë, është me 12 mijë dollarë për frymë sipas fuqisë blerëse. Kjo ndodh se zbatohen politika që nuk u lënë alternativë tjetër. U vritet shpresa. Nëse ti arreston për çështje civile 22 mijë shqiptarë në vit, ti je 22 mijë herë kriminel atë vit. Çështja civile është cështje civile dhe ai arreston ata vetëm që të ikin nga Shqipëria", u shpreh Berisha.

"Nëse ti shkon dhe shemb në një vit 9500 biznese dhe ndërtime dhe i lë të tjerët në qiell të hapur u thua largohuni masivisht nga Shqipëria. Nëse ti heq me një të rënë të lapsit 25 mijë njëherë dhe 20 mijë njëherë familje nga ndihma ekonomike ti u thua zhdukuni nga Shqiëria se këtu nuk keni vend, nëse për 6 vjet me radhë bllokon rrogat në një akt kriminal dhe i rrit vetëm njëherë në vit elektoral që nuk përbën as 1/3 e inflacionit i fut familjet shqiptare në dëshpërim. Sot Shqipëria nga një vend që kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon sot e ka më të ultën në rajon dhe çmimet më të larta. Është emergjencë kombëtare largimi i tij  një minutë e më  parë", shtoi ish kryeministri.

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 10:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...