Lufta verbale e Edvin Mafisë me parlamentin e Holandës, si e Don Kishotit me mullinjtë e erës!

E mërkurë, 09 October 2019 14:58

Nga Sali Berisha

Lufta verbale e Edvin Mafisë me parlamentin e Mbretërisë së Holandës, njëlloj si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës!

Kreu i Meduzës dhe skizoidi Edvin Mafia, shkaktari kryesor i mosçeljes së negociatave me Shqipërinë që nga viti 2016, ndërmori sot nga platforma e narko-parlamentit të tij, sulmin e radhës ndaj armiqve të jashtëm dhe të brendshëm.

Sulmi i tij prej gangsteri politik ndaj parlamentit të Mbretërisë së Holandës është sulmi i njeriut të sëmurë psikik dhe të papërgjegjshëm, i cili në asnjë rast dhe për asgjë nuk mban asnjë përgjegjësi. Në të vërtetë ky sulm ndaj parlamentit holandez, po të kemi parasysh faktin se Holanda ka mjaft mullinj ere, ngjante si sulmi i Don Kishotit me mullinjtë e erës.

Ai mendon se shqiptarëve mund t’iu shesë çdo trillim dhe mashtrim të tij. Por ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen e thjeshtë për të kuptuar mashtrimin e tij bajat në parlament, se janë problemet e brendshme dhe jo korrupsioni i papërmbajtur dhe krimi i organizuar në të gjitha nivelet e narko-shtetit tek ne, ato që detyrojnë parlamentin e Mbretërisë së Holandës të votojë kundër Shqipërisë.

Me këtë rast ju ftoj t’i shtroni pyetjen Don Kishotit shqiptar, se pse problemet e brendshme nuk penguan dje parlamentarët holandezë të votojnë për hapjen pa kushte të negociatave në Maqedoninë e Veriut?!

“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme politike në Shqipëri me disa vende siç është dhe Holanda. Në debatin e djeshëm në parlamentin holandez keni parë sesi e gjithë çështja e Shqipërisë është trajtuat si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi”, tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...