Lirimi i Alvinit/ Mediat italiane: Gjithçka organizuar nga Ros Milano, shqiptarët vetëm u informuan

E Enjte, 07 November 2019 12:17

Ndërsa Edi Rama ka lëshuar propagandën në sulm për të përfituar politikisht nga lirimi i Alvin Berishës, e vërteta e këtij operacioni është zbardhur  nga mediat italiane.

Corriere della Sera shkruan se i gjithë operacioni që ka më shumë se 2 javë që ka nisur është planifikuar, organizuar dhe realizuar nga skuadra speciale e policisë italiane, Ros e Milanos.

‘Një operacion aspak i lehtë. Kjo në shumë aspekte. Për të tërhequr këtë fëmijë (Alvin Berishën) është krijuar një korridor special humanitar, në territorin kurd, atë sirian, më pas fëmija është dërguar në Liban dhe do të sillet në Itali, gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha në të gjithë zonën.

Fëmijë në këtë kamp, (që mikëpret 70 mijë njerëz) janë diçka më shumë se 40 mijë. Dhe mes tyre ishte edhe Alvin, djali i një luftëtareje, i konsideruar edhe si ‘fëmija’ i ISIS. Edhe për këto arsye, ka pasur frikë deri në fund, se ndonjëri nga korridoret e krijuara për kalimin e tij, mund të mos shkonte siç ishte parashikuar. Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëgve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.

Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali.

Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare’, shkruan ndër të tjera gazeta e njohur italiane, Corriere Della Sera, bën të ditur SYRI.net.

Image

 

Modifikuar më E Enjte, 07 November 2019 12:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...